Dy avionë amerikanë janë ulur në pistën e bazës ajrore të Kuçovës që pritet të kthehet në një bazë funksionale të NATO-së.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë një postim në profilin e saj në “Facebook”, ku thotë: "Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë. Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa"
Kujtojmë që në janar të këtj viti, komandanti i NATO-s, Gjeneral Tod Wolters, erdhi në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për riaktivizimin e bazës Ajrore të Kuçovës. Në takim gjenerali tregoi vlerësimin e madh që kishte për kontributin e forcave të armatosura shqiptare në aleancë.
Kurse në gusht të vitit të kaluar, Xhaçka komentoi në një lidhje telefonike me Report Tv krijimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Ajo theksoi se isht një dhuratë në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe një mbështetje edhe për punën e Forcave të Armatosura.
Vidio-dhurate e SHBA per mafiozet Ilir Meta dhe Sali Berisha.Grushtin e shtetit qe po pergatisni futeni ne bythen tuaj te qelbur
PërgjigjuMe ne fund atje ku duhet të ishim prej shekujsh. Përkrah USA
Përgjigju