Negociatorët ukrainas kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara për bisedime të reja me të dërguarin e Donald Trump, Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner në një përpjekje për të çuar përpara negociatat e paqes.

Pavarësisht përpjekjeve diplomatike, Rusia nuk bën asnjë hap pas. Gjatë natës 115 dronë rusë u lëshuan nga drejtim të ndryshme mbi Kiev, Kharkiv, Odessa, Zhaporizhia, Kurs dhe rajone të tjera.

Dy të vdekur raportohen në Kharkiv. Në Odessa sulmet goditën infrastrukturën energjetike. Sulmet masive u paralajmëruan edhe nga Presidenti Volodymyr Zelensky. Ai deklaroi se ka folur hapur me partnerët, si për raketat e mbrojtjes ajrore ashtu edhe për sistemet që nevojiten.

Ndërkohë avionët italianë Eurofighter Typhoon të vendosur në Amari të Estonisë, u ngritën për të kapur një avion rus BE-200 që po i afrohej hapësirës ajrore të Detit Baltik.

Lajmi u konfirmua nga Komanda Ajrore e NATO-s.

“Dje në orën 11:30, avionët Eurofighter Typhoon të vendosur në Amari, Estoni u ngritën në ajër për të kapur një avion rus BE-200 që po i afrohej Detit Baltik. Në vitin 2025, mbi 500 fluturime janë ekzekutuar në të gjithë hapësirën ajrore të NATO-s. Policia Ajrore dhe aktivitetet e përforcuara të Vigjilencës sigurojnë sigurinë e Aleatëve 24/7.”, thuhej në njoftim.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka njoftuar një marrëveshje të përkohshme për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, më i madhi në Evropë dhe që gjendet në zotërimin e trupave ruse që nga marsi i vitit 2022.

Armëpushimi vjen pasi do të kryhen riparimet e nevojshme në linjën e fundit rezervë të energjisë elektrike të objektit bërthamor, e cila ishte jashtë funksionit pas sulmeve të 2 janarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
Negociatorët ukrainas dhe amerikanë takohen në Miami, bisedime për marrëveshjen e garancive të sigurisë

1768661645_ukraineshba.JPG

Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime në Miami të shtunën për të diskutuar garancitë e sigurisë dhe rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës, sipas një deklarate nga ambasadorja e Kievit në SHBA, Olga Stefanishyna.

Në Miami, negociatorët e Ukrainës do të jenë Kyrylo Budanov, kreu i zyrës presidenciale, dhe Rustem Umerov, sekretari i këshillit të mbrojtjes të Ukrainës, bëri të ditur ambasadorja, pa i përmendur me emra negociatorët amerikanë.

 "Qëllimi i vizitës është të finalizohen këto marrëveshje me partnerët tanë amerikanë", theksoi Stefanishyna.

Më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina mund të nënshkruante garanci sigurie me SHBA-të javën e ardhshme, ndoshta në Forumin Ekonomik Botëror në Davos .

Ora 15:31
Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë kundër dronëve rusë

1768660495_avionluftarak.JPG

Republika Çeke do t'i ofrojë Ukrainës avionë luftarakë që janë shumë efektivë në luftimin e dronëve.

Presidenti çek, Petr Pavel pati një takim në Kiev me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev të premten.

Pavel deklaroi se avionët luftarakë subsonikë L-159 të prodhuar në Çeki mund të transferohen në Ukrainë.

"Unë besoj se do të arrijmë ta përfundojmë shpejt dhe me sukses këtë çështje", tha Pavel në një konferencë shtypi me Zelensky.

Ora 10:34
Po vinte nga Rusia, sekuestrohet anija me 33 mijë ton hekur në portin e Brindisit

1768642762_anije.JPG

Guardia di Finanza dhe Agjencia Doganore e Brindisit sekuestruan një anije në portin e Brindisit, që vinte nga ujërat territoriale ruse në Detin e Zi.

Anija po transportonte 33 mijë ton hekur, në shkelje të sanksioneve të vendosura kundër Federatës Ruse pas pushtimit të Ukrainës, shkruan La Repubblica.

Rregullorja e BE-së 833/2014 dhe ndryshimet pasuese ndalojnë operacionet tregtare në vende të caktuara, duke përfshirë disa porte në Federatën Ruse, dhe importin e kategorive të caktuara të mallrave.

Sanksionet u vendosën gjithashtu ndaj një numri personash fizikë dhe juridikë, që janë përfshirë në një 'listë të zezë'.

Ora 09:30
Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë në Zaporizhia, nisin punimet riparuese në centralin bërthamor

1768638838_zaporizhia.JPG

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka njoftuar një marrëveshje të përkohshme për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, më i madhi në Evropë dhe që gjendet në zotërimin e trupave ruse që nga marsi i vitit 2022.

Armëpushimi vjen pasi do të kryhen riparimet e nevojshme në linjën e fundit rezervë të energjisë elektrike të objektit bërthamor, e cila ishte jashtë funksionit pas sulmeve të 2 janarit.

"IAEA vazhdon të punojë ngushtë me të dyja palët për të siguruar sigurinë në termocentralin bërthamor dhe për të parandaluar një aksident bërthamor gjatë konfliktit. Ky armëpushim i përkohshëm, i katërti që kemi negociuar, tregon rolin e domosdoshëm që vazhdojmë të luajmë", tha Drejtori i Përgjithshëm, Rafael Grossi.

Një ekip i IAEA-s është nisur nga Vjena për të mbikëqyrur punën, e cila do të fillojë në ditët në vijim. Teknikët do të përpiqen të rivendosin një linjë energjie prej 330 kilovatësh "të dëmtuar dhe të shkëputur".

Ora 09:17
Zelensky: Rusia po përgatitet për sulme masive, aleatët janë informuar

1768638098_volodymyrzelensky.JPG

Shërbimet tona të inteligjencës po raportojnë se Rusia po përgatit sulme të reja masive.

Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në rrjetin social X, shkruan Corriere della Sera.

Ai deklaroi se ka folur hapur me partnerët, si për raketat e mbrojtjes ajrore ashtu edhe për sistemet që nevojiten.

"Sepse furnizimet janë të pamjaftueshme. Po përpiqemi ta përshpejtojmë procesin dhe është thelbësore që partnerët tanë të na dëgjojnë", shtoi Zelensky.