Anglia dhe Argjentina do të përballen mbrëmjen e sotme (21:00) në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, në një duel që do të përcaktojë skuadrën e dytë finaliste të turneut, pas Spanjës.

Përpara sfidës, Thomas Tuchel dhe Lionel Scaloni kanë bërë zgjedhjet e tyre, me të dy trajnerët që pritet të hedhin në fushë formacionet më konkurruese.

Te Anglia, Jordan Pickford do të jetë në portë, ndërsa në mbrojtje pritet të rreshtohen O'Reilly, Marc Guehi, Ezri Konsa dhe Djed Spence. Mesfusha do të përbëhet nga Elliot Anderson dhe Declan Rice, ndërsa në repartin sulmues do të veprojnë Anthony Gordon, Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe kapiteni Harry Kane. Tuchel nuk ka gati të dëmtuarit Liveramento dhe Henderson, ndërsa mbrojtësi Quansah është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq.

Nga ana tjetër, Argjentina pritet të mos bëjë shumë ndryshime nga ndeshja e fundit. Emiliano Martinez do të mbrojë portën, me Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martinez dhe Nicolas Tagliafico në vijën e mbrojtjes. Në mesfushë pritet të aktivizohen Alexis Mac Allister, Leandro Paredes, Enzo Fernandez dhe Nicolas Gonzalez, ndërsa dyshja e sulmit do të përbëhet nga Julian Alvarez dhe Lionel Messi. Trajneri Scaloni nuk ka gati Balardin e dëmtuar.

Formacionet e mundshme:

Anglia (4-2-3-1): Pickford; O'Reilly, Guehi, Konsa, Spence; Anderson, Rice; Gordon, Bellingham, Saka; Kane.

Argjentina (4-1-3-2): Martinez; Molina, Romero, Martinez, Tagliafico; Mac Allister, Paredes, Fernandez, Gonzalez; Alvarez, Messi.


Lajmi kryesor:

Botërori 2026/ Messi sot për herë të parë kundër 'Tre Luanëve', statistikat flasin për Anglinë! Argjentina i kujton 'Dorën e Zotit'