Kombëtarja shqiptare i ka kthyer ‘nderin’ Kosovës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Elbasan Arena. Kuqezinjtë kanë fituar 2-1, duke u hakmarrë ndaj ‘vëllai të vogël’ për atë disfatë 0-3 në favor të dardanëve dy vite më parë.

Ndonëse ekipi i drejtuar nga Reja zbriti në fushë me shumë risi, pasi tre debutues si Doka, Çepele dhe Hoxhallari e nisën nga minuta e parë, kombëtarja dhuroi një parqitje për t’u lavdëruar në fushën e lojës. Për të parë golin e parë duhej të vinte minuta e 31 kur Uzuni pas një ikursioni dha një asisit të bukur për Balajn që nuk fali.

Goli i jep krahë kombëtares dhe në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 65, Uzuni konkretizoi një kundërsulm të asistuar nga Selahi. Nga ky moment kuqezinjtë ulën disi ritmin dhe në minutën e 85 do të ndëshkoheshin nga Muriqi, që ktheu në gol një penallti të fituar po vetë.

Duke përfshirë edhe shtesën, tetë minutat e mbetura nuk mjaftuan për ‘dardanët’ për të dalë me një barazim nga Shqipëria. Për këtë takim duhet theksuar se Kosova nuk pati në pankinë trajnerin Shaland, i cili pak orë para ndeshjes u konfirmua pozitiv me koronavirus.

Përsa i përket kombëtares kuqezi, të dielën dhe të mërkurën e presin dy ndeshjet e rëndësishme për fatet e saj në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj.

KOSOVA: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Përfundon takimi i 'vëllazërores', Shqipëria fiton 2-1 ndaj Kosovës

Ka përfunduar miqësorja mes Shqipërisë dhe Kosovës me shifrat 2-1.

Golat për kombëtaren kuqezi i shënoi Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni.

Ndërsa për Kosovën ka shënuar Vedat Muriqi.

Ora 17:45
Kosova shkurton diferencat, Muriqi ndëshkon Shqipërinë me penallti (VIDEO)

85’ Vedat Muriqi ka shkurtuar diferencat për Kosovën, pas një penalltie të shkaktuar nga Ramën Çepele. Dhe 5 minuta në dispozicion të dardanëve për të barazuar ndeshjen.

Ora 16:56
Kombëtarja dyfishon rezultatin, Uzuni nuk fal përballë portierit të Kosovës (VIDEO)

65’ Kombëtarja shqiptare ka dyfishuar rezultatin në minutën e 65 me Myrto Uzinin që finalizoi një asist të Selahit. Goli i dytë erdhi me kundërsulm.

Ora 16:48
Himni i Shqipërisë, me Kombëtaren këndojnë edhe futbollistët e Kosovës (VIDEO)

Një ndeshje Shqipëri-Kosovë do të mbesë gjithmonë e veçantë dhe përjashtim nuk bën as miqësorja që po zhvillohet në këto çaste në Elbasan Arena. Kjo pasi një moment i veçantë u shënua në fillim të sfidës kur teksa luhej himni i Shqipërisë të 22 futbollistët në fushë janë emocionuar.

Futbollistët e Kosovës jo vetëm që kanë duartrokitur në fundin e himnit, por edhe kanë kënduar gjatë ekzekutimit të tij.

Ora 16:47
Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në avantazh kundër Kosovës falë Bekim Balajt

45’ Është mbyllur pjesa e parë e miqësores Kosovë-Shqipëri me rezultatin 1-0 në favor të kuqezinjve. 45 minutat e para i vendosi goli i Bekim Balajt.

Ora 16:33
Shqipëria ndëshkon Kosovën me Bekim Balajn, Uzuni asiston për sulmuesin (VIDEO)

31’ Shqiperia ka zhbllokuar takimin kundër Kosovës duke realizuar një gol me anë të Bekim balajt. Sulmuesi i ausistua nga Myrto Uzuni i cili është një nga futbollistët më në formë të Kombëtares pavarësisht se pak kohë më parë kaloi edhe koronavirusin.