SHBA - Këtë të martë në orën 21:00 në stadiumin e Arlingtonit në Dallas (Teksas), Franca dhe Spanja do të përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Njëra nga dy skuadrat do të mbërrijë në finalen e madhe të 19 korrikut, teksa për francezët kjo mund të jetë finalja e tretë radhazi (fituan trofeun në 2018).

Trajnerët Didier Deschamps dhe Luis de la Fuente kanë bërë edhe vendosjet zyrtare në fushë, duke iu besuar emrave më në formë që kanë të gatshëm.

Në gjithë historinë mes tyre të dyja kombëtaret janë përballur 38 herë, 18 herë ka fituar Spanja, 13 herë Franca dhe në 7 raste përballjet janë mbyllur në barazim.

Gjysmëfinalja tjetër e cila luhet nesër në orën 21:00 është ajo mes Anglisë dhe Argjentinës.

Formacionet zyrtare:

Franca (4-2-3-1): Maignan; Digne, Saliba, Upamecano, Kounde; Rabiot, Tchouameni; Barcola, Olise, Dembele; Mbappe Trajner: Didier Deschamps

Spanja (4-2-3-1): Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Ruiz; Yamal, Olmo, Baena; Oyarzabal Trajner: Luis de la Fuente

Francë - Spanjë, formacionet zyrtare