Këtë të diel në orën 16:15 luhet ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës. 'El Clasico' e sotme vlen për raundin e 10-të në La Ligan spanjolle të futbollit dhe përballja është më shumë se një 90 minutësh në fushë, për vetë rivalitetin historik mes dy klubeve.

Trajnerët Xabi Alonso dhe Hansi Flick kanë zbardhur edhe formacionet zyrtare, ndërsa gjermani i stolit katalanas do e ndjekë sfidën nga tribuna pasi është i pezulluar pas kartonit të kuq që mori një javë më parë.

Real Madrid nuk ka të gatshëm për këtë duel emra si Alaba dhe Rudiger, ndërsa Barça vuan mungesat e Christensen, Garcia, Gavi, Lewandowski, Olmo, Raphinha dhe ter Stegen.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois; Carreras, Huijsen, Militao, Valverde; Tchouaméni, Camavinga, Bellingham; Arda Guler, Vinicius, Mbappe Trajner: Xabi Alonso

Barcelona:  Szczesny; Balde, Cubarsi, Eric Garcia, Kounde; De Jong, Pedri, Fermin; Rashford, Lamine Yamal, Ferran Torres Trajner: Hansi Flick (jo në stol)


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Real Madridi 'hakmerret' kundër Barcelonës, e mposht 2-1 në 'El Clasico'! Sherr mes futbollistëve, ndahen nga policia