MADRID, Spanjë - Paçka se VAR i anuloi një penallti dhe një gol për disa milimetra, Real Madridi është 'hakmarrë' duke fituar 2-1 kundër Barcelonës në 'El Clasico'. Sfida e raundit të dhjetë në La Liga u dominua nga vendasit, që në 'Bernabeu' siguruan tri pikë me vlerë falë golave të Mbappe dhe Bellingham.
Dueli nisi shpejt, me Real Madridin që fitoi një 11 metërsh pa u mbushur ende dy minuta lojë. Pas rishikimit me VAR, kryesori Cesar Soto Grado ndryshoi vendimin dhe akordoi faull në sulm nga Vinicius. Barça e shumë dëmtimeve u duk e pafuqishme, teksa Kylian Mbappe ia doli të shënonte në minutën e 12-të. Edhe ky rast u ripa nga VAR duke anuluar golin e francezit për disa milimetra.
Në minutën e 22-të Kylian Mbappe shënoi golin e parë të vlefshëm për Real Madridin. Një pasim 'kirurgjikal' nga Bellingham bëri që sulmuesi francez mos gabonte përballë portierit Szczesny. Barça u shokua, por reagoi mirë në minutën e 38-të dhe ia doli të barazonte me Fermin Lopez, që u asistua nga Rashford.
Fundi i pjesës së parë ishte dramatik, pasi një krosim pa shumë pritshmëri në zonën e Barcelonës u kthye në asist për Militao. Mbrojtësi asistoi me kokë për Bellingham dhe anglezi nga pranë portës nuk gaboi duke shënuar golin e dytë për 'Galaktikët'.
Minuta e 52 mund të kishte sjellë fundin e ndeshjes, por Kylian Mbappe nuk u tregua i saktë nga 11 metërshi. Paçka rasteve të tjera, sfida u mbyll 2-1 dhe Real Madridi me 27 pikë mban kreun e La Ligas, pesë pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë. Barça në fund e mbylli me dhjetë vetë pas daljes me karton të kuq të Pedrit.
Fundi i ndeshjes solli një sherr masiv mes futbollistëve dhe stolave të dy skuadrave, duke u dashur ndërhyrja e policisë për të ulur gjakrat.
Kështu, pas dy humbjeve të fundit të Real Madridit në 'El Clasico', skuadra e Xabi Alonsos 'hakmerret' dhe merr tri pikë. Kjo ishte fitorja e parë për Alonson si trajner në 'El Clasico'.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois; Carreras, Huijsen, Militao, Valverde; Tchouameni, Camavinga, Bellingham; Arda Guler, Vinicius, Mbappe Trajner: Xabi Alonso
Barcelona: Szczesny; Balde, Cubarsi, Eric Garcia, Kounde; De Jong, Pedri, Fermin; Rashford, Lamine Yamal, Ferran Torres Trajner: Hansi Flick (jo në stol)
Këtë të diel në orën 16:15 luhet ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës. 'El Clasico' e sotme vlen për raundin e 10-të në La Ligan spanjolle të futbollit dhe përballja është më shumë se një 90 minutësh në fushë, për vetë rivalitetin historik mes dy klubeve.
Trajnerët Xabi Alonso dhe Hansi Flick kanë zbardhur edhe formacionet zyrtare, ndërsa gjermani i stolit katalanas do e ndjekë sfidën nga tribuna pasi është i pezulluar pas kartonit të kuq që mori një javë më parë.
Real Madrid nuk ka të gatshëm për këtë duel emra si Alaba dhe Rudiger, ndërsa Barça vuan mungesat e Christensen, Garcia, Gavi, Lewandowski, Olmo, Raphinha dhe ter Stegen.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois; Carreras, Huijsen, Militao, Valverde; Tchouaméni, Camavinga, Bellingham; Arda Guler, Vinicius, Mbappe Trajner: Xabi Alonso
Barcelona: Szczesny; Balde, Cubarsi, Eric Garcia, Kounde; De Jong, Pedri, Fermin; Rashford, Lamine Yamal, Ferran Torres Trajner: Hansi Flick (jo në stol)

Sot në orën 16:15 në Spanjë do të luhet një pjesë e mirë e sezonit pasi Reali i Madridit ndeshet në 'Bernabeu' kundër Barcelonës, për një El Clasico që pritet nga të gjithë. Kjo ndeshje i është besuar për t'u gjykuar një arbitri me eksperiencë siç është Cesar Soto Grado.
45-vjeçari nga Candeleda numëron deri më tani 127 takime në La Liga. Në këto takime ai ka nxjerrë kartonin e verdhë plot 638 herë ndërsa të kuqin 17 herë. Në këto takime Soto Grado ka akorduar 43 penallti. Kryesori në fjalë njihet për kompetencën e treguar në fushë pasi promovimin në La Liga e fitoi vetëm pas një sezoni të kaluar në Secunda Division në 2019-ën.
Ai ka gjykuar plot 22 herë Realin e Madridit. Në këto takime klubi kryeqytetas numëron 14 fitore, 6 barazime dhe 2 humbje. Ndërsa Barcelonën e ka gjykuar në 14 takime prej të cilave ekipi katalanas ka fituar 6, barazuar 3 dhe humbur 5.
Cesar Soto Grado ka mjaft eksperiencë në takimet, të cilat nuk luhen vetëm në fushë ku rivaliteti shkon përtej futbollit. Ai ishte i përzgjedhur nga Federata Egjiptiane e Futbollit për të drejtuar një ndeshje mes Al Ahly dhe Zamalek, takim ky që konsiderohet si një “Klasike” e vërtetë për shtetin afrikan.

Sot në orën 16:15 Real Madridi pret Barcelonën në 'Bernabeu'. El Clasico do ndiqet nga miliona tifozë në botë dhe 'recetën' e suksesit e ka treguar mesfushori me tipare sulmuese i Real Madrid, Jude Bellingham.
“Menaxhimi i momenteve më pikante, emocioneve dhe detajeve bën gjithë dallimin. Duhet qetësi absolute dhe durim. Skuadra ka ndryshuar për mirë krahasuar me vitin e kaluar. Ky mund të jetë viti ynë. Përqendrimi është sekreti dhe ne do ta kemi. Jemi gati për këtë ndeshje, sidomos nëse 'Bernabeu' do të jetë gati për mbështetje", tha anglezi që është shpresa e madhe e vendasve.
Komente






Ça don me thane fjala truku medet
PërgjigjuE ke fjalen,“cfare do te thote fjala trukim“?