VIDEO / 3 gola në pjesën e dytë, West Ham mund Fiorentinën në finale dhe fiton Conference League

FT/ Fiorentina 1-2 West Ham (Bonaventura 67' / Benrahma 62', Bowen 90')

West Ham është fituese e edicionit të dytë të Conference League. Anglezët mundën 1-2 Fiorentinën në finalen e Pragës, duke dërguar trofeun në ishull. Djemtë e David Moyes e gjetën golin e fitores vetëm në minutën e fundit të ndeshjes.

Gjithçka do zhbllokohej në minutën e 62 nga Benrahma për West Ham. Një penallti e akorduar nga arbitri Del Cerro pas konsultës me VAR, u kthye në gol nga sulmuesi. Vetëm pesë minuta më vonë, në të 67 minutë ishte Bonaventura që vendosi ekuilibrat për italianët.

Të pafat Violët, që në fundin e ndeshjes pësuan golin e dytë me autor Bowen. Një kundërsulm nxori vetëm përballë Terracionos sulmuesin, që e ndali sferën pas krahëve të portierit. Kësisoj, West Ham fitoi finalen e edicionit të dytë të Conference League dhe merr në ishull trofeun.

Komentet:

90' Fiorentina 1-2 West Ham/ Kundërsulm i shpejtë nga West Ham. Bowen përballë Terracianos nuk gabon. Anglezët pranë trofeut.

67' Fiorentina 1-1 West Ham. Avantazhi i anglezëve zgjat vetëm pesë minuta. Pas asistit të Gonzales, Bonaventura barazon ndeshjen me një goditje nga brenda zonës.

62' Fiorentina 0-1 West Ham/ VAR dhe arbitri Del Cero akordon 11 metërsh pas prekjes së topit me dorë. Benrahma nga penalltia nuk gabon, me anglezët që kalojnë në avantazh.

33' Biraghi shkon të gjuajë një goditje këndi poshtë tribunës së mbështetësve të West Ham, por goditet me gota plastike dhe një çakmak. Futbollisti goditet në kokë dhe pëson një të çarë, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

1' Nis ndeshja në Pragë.

Kujtojmë se pasdija nuk ka qenë e qetë për dy tifozeritë, teksa pas përleshjeve mes tyre u arrestuan 16 tifozë italianë. Për fat nuk ka pasur të lënduar rëndë, me policinë që ka shtuar masat e sigurisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
VIDEO/ Gol në minutën e fundit, West Ham 'shemb' Fiorentinën

90' Fiorentina 1-2 West Ham/ Kundërsulm i shpejtë nga West Ham. Bowen përballë Terracianos nuk gabon. Anglezët pranë trofeut.

Ora 22:33
VIDEO/ Vetëm 5 minuta, Fiorentina barazon West Hamin

67' Fiorentina 1-1 West Ham. Avantazhi i anglezëve zgjat vetëm pesë minuta. Pas asistit të Gonzales, Bonaventura barazon ndeshjen me një goditje nga brenda zonës.

Ora 22:29
VIDEO/ VAR dhe penallti, zhbllokohet finalja e Conference League


62' Fiorentina 0-1 West Ham/ VAR dhe arbitri Del Cero akordon 11 metërsh pas prekjes së topit me dorë. Benrahma nga penalltia nuk gabon, me anglezët që kalojnë në avantazh.

Ora 21:46
Ndërpritet finalja e Conference League, kapiteni i Fiorentinës goditet nga tifozët (VIDEO)

33’ Fiorentina 0-0 West Ham/  Biraghi shkon të gjuajë një goditje këndi poshtë tribunës së mbështetësve të West Ham, por goditet me gota plastike dhe një çakmak. Futbollisti goditet në kokë dhe pëson një të çarë, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë