Formacioni, Shqipëria përballë
Zvicrës me një mbrojtje të blindua

Formacioni, Shqipëria përballë<br />Zvicrës me një mbrojtje të blindua
Përfaqësuesja jonë luan sot në orën 15:00, në “Stade Ballaert-Delelis” në Lens të Francës, kundër Zvicrës. Në këtë ndeshje debutuese për kombëtaren tonë, trajneri Gianni De Biasi, duke përjashtuar ndonjë surprizë të minutave të fundit, gjithmonë të pranishme në të tilla evente, pritet ta rreshtojë skuadrën me modulin 4-5-1.

Pra skemë me një mesfushë solide dhe fleksibël për të ndryshuar në fazat e lojës. Në portë i padiskutueshëm Etrit Berisha me Mavrajn e Canën para tij në qendër të mbrojtjes, Elseid Hysaj në të djathtë dhe Agolli në të majtë, në mesfushë para mbrojtjes Burim Kukeli, i cili ka edhe rolin e organizatorit të lojës sonë, me Abrashin e Xhakën pak më para gati për të shkatërruar e ndërtuar.

Në krahët e mesfushës janë Roshi dhe Lenjani, të cilët kur skuadra sulmon kanë detyrë avancimin e thellë, ndërsa në majën e sulmit do jetë Armando Sadiku. Është kjo Shqipëria që pritet të zbresë në fushë, skuadra që presin miliona shqiptarë që t’i lumturojë. 


Formacionet
Shqipëria/ Skema 4-5-1
 
Berisha, Hysaj, Mavraj, Cana, Agolli, Roshi, Kukeli, Abrashi, T. Xhaka, Lenjani, Sadiku.
 
Zvicra/ Skema 4-2-3-1
Zomer, Rodrigez, Xhuru, Shar, Lishtajner, G. Xhaka, Behrami, Mehmedi, Xhemaili, Shaqiri, Embolo.


Redaksia Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim