Me 66 vota pro, 49 vota kundër dhe asnjë abstenim u votua mbrëmjen e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës qeveria “Kurti 3”.
Pas më shumë se një viti, Kosova tashmë ka ekzekutivin e ri me kompetenca të plota. Albin Kurti, që ushtroi detyrën e kryeministrit, tashmë e ka marrë atë sërish me kompetenca të plota për një mandat 4-vjeçar.
Publicisti, Afrim Kasolli përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, tha se tani sfida kryesore e Kurtit janë çështjet me ndërkombëtarët- për rrugëtimin e Kosovës drejt Be-së.
“Kurti e fitoi atë rezultat që ka pretenduar dhe synuar. Ka disa ndryshime minore në qeverinë e re. Albin Kurti tha një sërë premtimesh gjatë fjalimit të tij dje, por unë jam skeptik. Sfida kryesore që do të përballet ekzekutivi i ri, veçanërisht Albin Kurti do të jenë presionet ndërkombëtare në zbatim të detyrimeve për rrugëtimin drejt BE-së. Kështu Kaja Kallas teksa e uroi Kurtin theksoi se do të angazhohet edhe për një takim mes Kurtit dhe Vuçiç. Makrotema që do ta shoqërojë Kurtin do jetë tema e dialogut, e cila është një barrë shumë e madhe jo vetëm për të por edhe për partitë e tjera politike”, tha Kasolli.
Ndër të tjera ai theksoi se nuk beson se çështja e presidentit të jetë arsye për një tjetër bllokim politik në vend.
“Kjo mund të përdoret si pretekst për vendin ku ndodhet ekzekutivi i ri në lidhje për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi”, shtoi ai.
Në lidhje me gjyqin për ish-krerët e UÇK në Hagë, Kasolli nënvizoi se pala mbrojtëse ka bërë një punë të jashtë zakonshme për ‘çmontimin’ e pretendimeve të Prokurorisë së
"Prokuroria gjithmonë është ajo palë akuzuese dhe kur i paraqet argumenetet e veta kërkon dënime maksimale. Mbrojtja e të akuzuarve me një punë të jashtëzakonshme ka arritur t’i çmontojë pjesën me të madhe pretendimet e Prokurorisë dhe në fund mbetet trupi gjykues do të vendos. Ekzistojnë të dhëna se trupa gjykuese është pajtuar me dëshmi propagande nga Serbia kundër të akuzuarve, dhe kjo është vërtetë shqetësuese", përfundoi Kasolli.
Komente








