Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Nismës, Skender Reçica, kanë takuar sot, zv. Shefin e misionit të ShBA-ve në Kosovë, Stephen Banks.

Gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrat e Nismës për Kosovën,  u diskutua për situatën pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Jakup Krasniqi, paraqiti pikëpamjet e tij rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdojnë me procesin e reformave sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës.

Po ashtu tha se krijimi sa më parë i institucioneve të vendit është më se i nevojshëm për Kosovën.
 
Në fundit të takimit, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com