Piloti gjerman i Ferrari-t Sebastian Vettel ka triumfuar në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, ndërsa në vendin e dytë në garën që u zhvillua në ‘shtëpinë’ e tij u rendit Hamilton.
Podiumin e më të mirëve e plotësoi Kimi Raikkonen. Gara e Britanisë ishte spektakolare, pasi dhuroi parakalime dhe emocione të shumta, ndërsa Vettel i gëzohet jo vetëm fitores, por edhe shkëputjes në vendin e parë me 8 pikë nga Hamilton.
Komento