Fundjava që vjen shënon edhe fundin e Botërorit të Formula 1 për vitin 2024. Në Abu Dhabi Lewis Hamilton do drejtojë për herë të fundit Mercedesin e tij, pasi shtatë herë kampioni i botës do largohet nga skuderia britanike pas 12 vitesh dhe do jetë pjesë e Ferrarit nga viti që vjen.
Në një intervistë të fundit, Hamilton ka thënë se do e mbyllë me nder te Mercedes dhe më pas do mendojë për ekipin e ri.
“Pas 12 vitesh të pabesueshme këtë fundjavë përgatitemi të shkruajmë kapitullin e fundit të historisë sonë me Mercedes. Ishte një udhëtim i pabesueshëm. Kur filluam të punonim së bashku në vitin 2013, nuk mund ta imagjinonim se çfarë do të ndodhte. Shifrat janë mbresëlënëse”, u shpreh Hamilton.
Piloti pranoi se Mercedes i ka dhënë shumë dhe shkon përtej rezultateve.
“Më duhet të pranoj se ky ka qenë kombinimi më i suksesshëm në historinë e F1. Së bashku u gëzuam në momentet e lumtura dhe i kaluam krah për krah të vështirat. Marrëdhënia jonë padyshim shkon përtej statistikave dhe jemi krenarë që kemi punuar së bashku”, shtoi më tej piloti britanik.
Hamilton kërkon podiumin për ta mbyllur me nder përvojën e tij me Mercedesin.
“Kjo fundjavë duhet të jetë një festë e denjë për mua dhe Mercedes. Duam të përfundojmë me një paraqitje të shkëlqyer dhe shpresoj shumë që t’ia dal mbanë të arrij një vend në podium. Dua ta mbyll me nder këtë aventurë me këtë makinë që më dha shumë. Më pas do të mendoj për Ferrari”, tha ai.
Edhe pse në moshën 39-vjeçare, Hamilton premton shumë dhe te "Kokëkuqja" nga Maranello kanë besim se britaniku do drejtojë sa më mirë makinën Ferrari.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.8%
-
Jo
19.1%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
McLaren dominon provat në Abu Dhabi, Norris dhe Piastri në dy vendet e para! Çmimi për konstruktorë 'në xhep', zhgënjen Leclerc
7 Dhjetor, 16:51
-
Formula 1/ 'Krisen' marrëdhëniet, Verstappen sulmon Russellin: Ka humbur respektin tim
3 Dhjetor, 15:07
-
Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren
1 Dhjetor, 22:55
-
Formula 1/ Një javë më parë u shpall kampion bote, Max Verstappen fiton 'pole' në Katar! Pas tij Russell dhe Norris (VIDEO)
30 Nëntor, 22:22
-
Ferrari, Leclerc del kundër ekipit: Nga sot do fokusohem te vetja
27 Nëntor, 15:03
-
Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë
24 Nëntor, 09:10
-
Rohan Yzeiraj, piloti 9-vjeçar që përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në garat e Mini-Karting: Ëndërroj Formula 1 me Ferrarin
12 Nëntor, 14:40
-
Formula 1/ Max Verstappen monumental, niset nga fundi dhe fiton garën e Brazilit! Shiu shkakton probleme, pesë pilotë jashtë
3 Nëntor, 18:57
-
Formula 1/ Piastri 'djeg' Norrisin, McLaren dominon provat e lira në Brazil! Leclerc lë pas Verstappen, penalitet për kampionin e botës
2 Nëntor, 09:11
-
Formula 1/ Ferrari fiton Çmimin e Madh të Meksikës, Norris kalon Leclerc në fund! Verstappen larg podiumit
27 Tetor, 22:49
-
Formula 1/ McLaren apelon vendimin e komisarëve për garën e Austin
25 Tetor, 15:25
-
Pjesë e trashëgimisë së Michael Schumacher, del në ankand Ferrari i kampionit të Formula 1
24 Tetor, 10:55