Formula 1/ ‘Ferrari’ triumfon në Angli, Sainz më i shpejti! Kampioni i botës Verstappen e mbyll në vend të shtatë

Çmimi madh i “Silverston” në Angli u fitua nga Carlos Sainz i 'Ferrarit'. Piloti spanjoll i gëzohet çmimit të parë të fituar këtë sezon, duke e mbyllur garën në kohën 1 orë e 21 minuta e 20 sekonda. Në vendin e dytë, tre sekonda më vonë garën e mbylli Sergio Perrez, i cili mori dhe vnedin e dytë në renditjen për pilotët.

Meksikani i Red Bull, përfitoi nga hyrja në pistë e “Safety Car” dhe nga një gabim strategjik i skuderisë së Ferrarit, që vuri në pozita jo të favorshme pilotin Charles Leclerc, i cili udhëhiqte garën deri në 12 xhiro para fundit finishit. Monegasku e mbylli garën në vendin e katërt. Në vend të tretë në garën e madhe të Britanisë së Madhe u rendit i Leëis Hamilton. Shtatë herë kampioni i botës u rikthye në podium pas një sërë mungesash dhe i’u gëzua këtij rezultati në garën e ‘shtëpisë’. Kampioni i botës Max Verstappen e mbylli garën e tij në vendin e shtatë.

Gara e zhvilluar në Britaninë e Madhe do të mbahet mend edhe për një episodë drithërues në nisje të garës. Piloti i “Alpha Rome”, Guanyu Zhou, në metrat e para të garës, u godit nga piloti George Russell, ka humbur kontrollin  e mjetit dhë është përmbysur duke dalë jashtë barrierave të pistës.  gara u ndërpre për 15 minuta, ndërkohë të gjithë u shqetësuan për fatin e pilotit. Por drejtuesit e formula 1 bënë të ditur se piloti Guanyu Zhou ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe është plotësisht i ndërgjejgjshëm. Në aksident u përfshinë pesë pilotë George Russell, Guanyu Zhou, Alexander Albon, Yuki Tsunoda dhe Esteban Ocon.

Pas garës së Britanisë së Madhe, Verstappen udhëheq me 181 pikë, i ndjekur nga shoku i skuadrës Sergio Perrez me 137 pikë, Sainz me 127 pikë dhe Leclerc me 125 pikë.  Sa i takon renditjes së skuadrave, Red Bull udhëheq me 318 pikë, e ndjekur nga Ferrari me 252 pikë dhe në vend të tretë Mercedez me 192 pikë.

 Gara e ardhshme do të zhvillohet më Austri më 8 korrik 2022.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025