Isack Hadjar nuk do të jetë në dispozicion për Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1, pasi ka pësuar një dëmtim në kyçin e dorës gjatë pushimeve verore.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuderia Red Bull Racing, e cila ka bërë të ditur edhe zëvendësuesin e pilotit francez. Liam Lawson do të rikthehet në timonin e makinës RB22 dhe do ta zëvendësojë Hadjar gjatë fundjavës së garës në Zandvoort.

“Urojmë rikthim të mbarë Liam Lawson, që do të zëvendësojë Hadjar në makinën RB22 këtë fundjavë”, ka njoftuar skuderia. Red Bull i ka uruar shërim të shpejtë Hadjarit, ndërsa ka falenderuar Lawsonin për pranimin e ftesës dhe gatishmërinë për të marrë pjesë në garë në një kohë kaq të shkurtër.

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Holandës, pas pushimit veror. Deri më tani janë zhvilluar 11 gara në kuadër të Kampionatit Botëror të vitit 2026.

Andrea Kimi Antonelli me Mercedes kryeson renditjen me 219 pikë, pas gjashtë fitoreve dhe nëntë podiumeve.