Formula 1/ Hamilton rikthehet të bëjë 'mbretin', fiton garën Sprint në Kinë! Historike për të dhe Ferrarin, McLaren në 'pole'

KINË - Lewis Hamilton la pas Oscar Piastrin dhe Max Verstappen duke dërguar Ferrarin e tij SF-25 të parin në vijën e finishit gjatë garës Sprint për Çmimin e Madh të Kinës në cirkuitin e Shanghait.

Për Sir Hamilton kjo ishte fitorja e parë në këtë disiplinë, teksa e para është edhe për Ferrarin. Pas 19 xhirove në pozitën e dytë u rendit Oscar Piastri dhe pas tij Max Verstappen.

Gara u dominua nga Hamilton, ndërsa pas xhiros së shtatë pati disa vështirësi, që më pas i kaloi. Shtatë herë kampioni i botës është rikthyer të jetë i frikshëm në moshën 40-vjeçare, teksa këtë sezon do jetë pjesë e Ferrarit.

Një performancë dukshëm nën pritshmëritë për Lando Norris i cili përfundoi i teti (një xhiro e parë katastrofike për fituesin e Çmimit të Madh të Australisë) përpara dy Aston Martin të Lance Stroll dhe Fernando Alonso, duke siguruar pikën e fundit të garës.

Një performancë dukshëm më e ulët për pilotin anglez të McLaren, veçanërisht kur krahasohet me vendin e dytë të shokut të tij të skuadrës Piastri.

Norris ruan kryesimin në renditjen e përgjithshme të Kampionatit Botëror të Pilotëve me 26 pikë kundrejt 24 pikëve të Verstappen, 20 të Russell dhe 14 të Antonellit.

Vendi i pestë për Albon me dhjetë pikë. Nga ana e tij, Hamilton ngjitet në vendin e shtatë, i barabartë me Piastrin (nëntë pikë), ndërsa Leclerc është i teti, i barabartë me Stroll në pikë (tetë).

Nesër (e diel) në orën 8:00 të mëngjesit me atë shqiptare do zhvillohet gara për të mësuar fituesin e Çmimit të Madh të Kinës. Në kualifikueset për "pole-position" dominoi McLaren i Oscar Piastri (pole i parë në karrierë) dhe pas tij do niset George Russel me Mercedes. Norris, Verstappen, Hamilton dhe Leclerc do provojnë të fitojnë garën.

Nisja e garës me Piastrin në 'pole':

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Sot 26 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit

Sot 26 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit