Formula 1 ka një kampion të ri, Verstappen fiton titullin katër gara nga fundi, penalizohet Leclerc

Formula 1 ka një kampion të ri, Verstappen fiton titullin katër gara nga fundi, penalizohet Leclerc

Festa e Verstappen

Max Verstappen është kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti i Red Bull e mbylli i pari garën për Çmimin e Madh të Japonisë në pistën e Suzuka, duke lënë pas tij shokun e skuadrës Sergio Perez dhe Leclerc të Ferrari. Penalizimi i Leclerc me pesë sekonda pas përplasjes me Perez bëri që piloti i Ferrarit të kalonte në vendin e tretë, duke i hapur rrugë festës së Verstappen për titullin kampion bote.

Belgo-holandezi fiton për të dytin vit radhazi titullin kampion në Formula 1, me skuderinë Red Bull që dominon kështu botën e shpejtësisë për makina. Nën reshjet e dendura të shiut në pistën e Suzuka, Verstappen fiton për herë të 12 një garë këtë sezon, duke dominuar kampionatin. Në fund kishte vend edhe për shampanjë, me skuderinë Red Bull që e pristë diçka të tillë katër gara nga fundi i sezonit në Formula 1.

Me 366 pikë, Max qëndron në vendin e parë duke lënë pas me 113 pikë shokun e skuadrës Perez dhe me 114 pikë Leclerc.

Renditja në garën e Japonisë:

Renditja e pilotëve:

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu