Formula 1: Max Verstappen 'mbret' edhe në Spanjë, Norris dhe Hamilton në podium

Formula 1: Max Verstappen 'mbret' edhe në Spanjë, Norris dhe Hamilton në podium

Max Verstappen

BARCELONË - Max Verstappen është "mbret" edhe në Barcelonë. Piloti i Red Bull fitoi Çmimin e Madh të Spanjës në cirkuitin e Montmelo duke lënë pas në podium Lando Norris dhe Lewis Hamilton. Pasi triumfoi në garën e Kanadasë, holandezi vendos "diktatin" edhe në Katalonjë dhe është drejt titullit të katërt radhazi në karrierë.

Edhe pse u nis nga vendi i dytë, Verstappen ia doli të kalonte Norris dhe ta linte pas deri në vijën fundore. Dështim për Ferrarin, me Sainz të katërtin dhe të riun Bearman në vendin e 12-të.

Pas kësaj gare, Verstappen rrit edhe më shumë diferencat në krye të klasifikimit me pilotin e Red Bull që është në kuotën e 194 pikëve, i ndjekur nga Leclerc me 138 pikë ndërsa në vend të tretë është Norris me 131 pikë.

Renditja në Katalonjë

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte