Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit, Nisma Thurje e Endri Shabanit, Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut, Balli Kombëtar i Adriatik Alimadhit kanë dorëzuar ditën e sotme listat e kandidatëve që do përfaqësojnë partinë e tyre në të 12 qarqet e vendit në zgjedhjet e 25 prillit.
Nga lista e emrave vihet re se Topalli, kandidon e para në 4 qarqe, si Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë dhe se gratë përfaqësojnë 50 % të listës së saj. Mes emrave spikat edhe Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU së Shpëtim Idrizit.
Edhe Myslim Murrizi do të jetë kryesues në 4 qarqe, Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Fier dhe po e njëjta gjë edhe me Adriatik Alimadhin, i cili do të kryesojë listën në Fier, Korçë, berat deh Tiranë.
Ndërsa Edmond Stojku do të garojë vetëm në Tiranë ku kryeson listën e kandidatëve.
Endri Shabani i Nismës Thurrje do të jetë i pari në Durrës dhe i dyti në Tiranë, ndërsa ai pari në Tiranë është Pano Soko. Ashtu siç pritej Rudina Hajdari do të jetë kryesuese në Elbasan.
Bindja Demokratike dorëzon listat në KQZ. Në Korçë kryeson Andi Përmeti, i dyti në lista Leonard Olli, ish-demokrat. Në Tiranë, lista kryesohet nga Astrit Patozi, e ndërsa Fabjan Topollaj renditet i 5-ti.
B.K./Shqiptarja.com
Partia Social Demokrate, e Tom Doshit ka dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për 12 qarqet në zgjedhjet e 25 prillit. Vetë Tom Doshi do të kandidojë në Tiranë dhe Shkodër.
I.K/Shqiptarja.com
Balli Kombëtar ka dorëzuar listat në KQZ. Kreu i kësaj partie Partie, Adriatik Alimadhi do të kandidojë në 4 qarqe, në Tiranë, Fier, Berat dhe Korçë.
B.K./Shqiptarja.com
Dorëzohet në KQZ lista e kandidatëve për deputet të "Nismës Thurje". Pa surpriza, Rudina Hajdari do të jetë e para në listë në qarkun e Elbasanit, e ndërsa lista për Tiranën do të kryesohet nga Panajot Sako, dhe në vend të dytë kryetar Endri Shabani.
B.K./Shqiptarja.com
Lëvizja Demokratike Shqiptare ka dorëzuar listat e kandidatëve në KQZ në zgjedhjet e 25 prillit. Myslim Murri, kryetari i saj kandidon në 4 qarqe, Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Fier.
I.K/Shqiptarja.com
Aleanca Demokracia e Re, partia e Edmond Stojku ka dorëzuar listat e kandidatëve në KQZ. Ajo që bie në sy është se vetë Edmond Stojku, edhe pse ka të drejtë të kandidojë në 4 qarqe ka zgjedhur të vendos emrin e tij vetëm në Tiranë. Ndërsa në Lezhë bie në sy emrin i Eduard Ndocajt, i cili renditet i pari në listë.
I.K/Shqiptarja.com

Pasi dorëzoi në KQZ listat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka bërë një prezantim të secilir prej emrave që garojnë në qarkun e Durrësit, Korçës dhe Fierit.

Kjo është lista me kandidatët e Lëvizjes për Ndryshim për zgjedhjet e 25 prillit, e dorëzuar sot në KQZ.
Kryetarja e Partisë Jozefina Topalli, kandidon e para në 4 qarqe, si Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë. Mes emrave spikat edhe Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU së Shpëtim Idrizit.
Në Kukës, Topalli ka kandidate Elsa Domin, e cila ka mbaruar studimet për juridik, në Tiranë. Disa vite më parë ka punuar si juriste, ndërkohë që aktualisht është avokate. Elsa Domi, vjen nga një familje e vjetër qytetarë e Kukësit.
.jpeg)
Partia e Jozefina Topallit, 'Lëvizja për Ndryshim' ka dorëzuar e para listën e emrave për kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
M.Q./Shqiptarja.com
-
TAG:
- kqz
- LSI
- PS
- PD
- jozefina topalli
- lista
- myslim murrizi
- adriatik alimadhi
- Edmond Stojku
- zgjedhjet parlamentare 2021
- Dashamir Tahiri
- lista e kandidateve
- levizja per ndryshim
Komente
Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41
Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?
-
Po
71.2% -
Jo
25.3% -
Nuk e di
3.6%
Votat totale janë unike
-
Sondazhi i ditës:
3 Korrik, 10:41
Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?
Lajme të tjera
-
Koncerti i Kanye West, Tabaku kritika qeverisë: 4.3 milionë euro për të nga buxheti i shtetit, vetëm 1% për hekurudhën! Ekonomi fasadë
8 Korrik, 16:53 -
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 nëntorit 2025/ Forcat e Armatosura letër KQZ: Kryeni rimbursimin e parave që kemi shpenzuar për transportimin e materialeve zgjedhore
8 Korrik, 16:33 -
Koncerti i Kanye West, Zhupa: 4.2 milionë euro nga fondi i emergjencave për një event privat, akt që bie ndesh me Kushtetutën! Kuvendi s'duhet ta miratojë
8 Korrik, 11:32 -
Dhëndër Pisi
8 Korrik, 11:30 -
Berisha takim me të përndjekurit politikë: Sot nderohen kriminelët dhe banditët! Nuk harron dhe protestën: Të mobilizohemi
7 Korrik, 22:57 -
Jovan Plaku: Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit...
7 Korrik, 22:08 -
Eduard Zaloshnja: Rutina e 'kilometrit të fundit'
7 Korrik, 17:20 -
Berisha: Nuk shkojmë në seanca nëse PS refuzon të diskutojë kërkesat e protestuesve
7 Korrik, 13:54 -
Tabaku: Ndryshimi i sistemit nis nga kthimi i pronës qytetarëve dhe çlirimi i shtetit nga pakica
7 Korrik, 09:34 -
FOTO-LAJM/ Berisha thotë 'nuk është e jona', por njerëzit e PD zbarkojnë në protestë
6 Korrik, 21:45 -
‘Nuk jemi gati për depolitizim të plotë të administratës zgjedhore’, Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll
6 Korrik, 18:07 -
Protesta/ Salianji-Berishës: Nëse je me protestuesit, jep dorëheqjen! Je patericë e Ramës, në Kryesi fute ata që të bëjnë më shumë like
6 Korrik, 15:08
Parti ka boll,,tru ka pak..
Përgjigju