Sao Paolo, BRAZIL - Kampioni në fuqi i botës, Max Verstappen i Red Bull fitoi Çmimin e Madh të Brazilit në Formula 1, në pistën e Interlagos. Mes problemeve nga rreshjet e shiut, holandezi ka përfituar dhe e ka kaluar vijën e finishit i pari pas 69 xhirove, kjo duke e nisur garën nga pozicioni i 17-të. Tre herë kampioni i botës thellon diferencën me Norris dhe është me "një dorë" te titulli i katër kampion bote radhazi.
Në podium dy pilotët e Alpine, me Ocon në vendin e dytë përpara Gasly; pastaj Russell i katërti, Leclerc dhe Norris, tani -62 pas Max Verstappen. Holandezi gjithashtu ishte autori i xhiros më të shpejtë dhe gjithnjë e më shumë pranë titult kampion si lider i renditjes së Kampionatit Botëror të Pilotëve me tre gara për të përfunduar sezonin (Las Vegas, Katar dhe Abu Dhabi).
Nëse dita e McLaren ishte e hidhur, ajo shkoi edhe më keq për Ferrarin. Leclerc i pesti dhe Sainz jashtë. Tanimë gara e radhës në F1 do jetë në fundjavën mes 22-24 nëntorit në Las Vegas, me garën e së dielës që do fillojë në orën 7 të mëngjesit me atë shqiptare. Pistë speciale për Verstappen që ka fituar 62 gara në karrierë dhe në atë të radhës mund të kurorëzohet kampion për herë të katërt radhazi me Red Bullin e tij.
Renditja
Sa i takon renditjes për pilotë, Max Verstappen prin me 393 pikë, 62 më shumë se Norris (331). Pas tyre Leclerc (307), Piastri (262), Sainz (244), Russell (192), Hamilton (190) etj.
Për skuadra kryeson McLaren me 593 pikë, ndjekur nga Ferrari me 557 pikë dhe më pas Red Bull me 544 pikë.
Renditja në garën e Brazilit
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.6%
-
Trump
49.1%
-
S'kam mendim
2.2%
Vota total: 5563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sllovakia, e gatshme t’i bashkohet planit të Kinës dhe Brazilit për luftën në Ukrainë
1 Nëntor, 19:49
-
VIDEO/ ‘Perandori’ që humbi gjithçka! Dikur shkëlqente në Serie A, sot Adriano i zbathur dhe i dehur në rrugët e Brazilit
1 Nëntor, 14:23
-
Linjat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në BE dhe përfshirja e shqiptarëve! Dumani me 4 prokurorë të SPAK në Brazil
28 Tetor, 13:01
-
Formula 1/ Ferrari fiton Çmimin e Madh të Meksikës, Norris kalon Leclerc në fund! Verstappen larg podiumit
27 Tetor, 22:49
-
Formula 1/ McLaren apelon vendimin e komisarëve për garën e Austin
25 Tetor, 15:25
-
Pjesë e trashëgimisë së Michael Schumacher, del në ankand Ferrari i kampionit të Formula 1
24 Tetor, 10:55
-
Dorëzohet Charles Leclerc: Mund të fitojmë titullin si ekip, ai për pilotë është ende ‘në sirtar’
22 Tetor, 13:34
-
Formula 1/ Leclerc monumental, Ferrari shkëlqen në Austin! Verstappen në podium falë gjyqtarëve, Hamilton lë garën
20 Tetor, 22:44
-
Rikthehet Max Verstappen, 'pole' në SHBA! Ndjekin Russell dhe Leclerc
19 Tetor, 19:35
-
Skandal në Formula 1, tentativa për manipulim të garës
18 Tetor, 16:01
-
Rama ironizon “mosbindjen civile”: Manifestim politik për pushtet! Dy protesta ka pasur Shqipëria, atë të armëve kimike dhe studentëve
12 Tetor, 08:45
-
Jurgen Klopp bashkohet me Red Bull në postin e ri, gjermani për klauzolën speciale: Shumë i emocionuar
9 Tetor, 13:11