Formula 1/ McLaren apelon vendimin e komisarëve për garën e Austin

Formula 1/ McLaren apelon vendimin e komisarëve për garën e Austin

Lando Norris

Në Meksikë do të nisin sot provat e lira të vlefshme për garën e radhës në Formula 1, ku skuadra McLaren ka kërkuar të drejtën për të rishikuar dënimin prej pesë sekondash të vendosur ndaj Lando Norris në fundin e garës së Austin (Teksas, SHBA).

Britaniku u penalizua për parakalimin ndaj Max Verstappen në kthesën 12-të, duke dalë nga pista. Kjo i hoqi podiumin Norris, që përfundoi në vendin e katërt, ndërsa i treti u klasifikua kampioni i botës në fuqi me Red Bull.

Në dokumentin në të cilin komisarët shpjeguan pse u sanksionua Norris, nënvizohej se holandezi ishte përpara në momentin e kthesës dhe ky ishte elementi vendimtar për të përcaktuar nëse Norris kishte përfituar nga dalja jashtë piste apo jo.

Gjithsesi, McLaren pretendon se ka një element të ri të rëndësishëm që është në gjendje të rihapë çështjen, por do të jetë FIA ajo që do të vendosë. Nëse është kështu, dënimi prej pesë sekondash mund të rishikohet në një seancë të dytë.

Në lojë janë 6 pikë në kampionatin botëror të pilotëve dhe po aq në kampionatin e konstruktorëve. Nëse Norris do të kthehej në vendin e tretë, avantazhi i Verstappen do të ishte 51 dhe jo 57 pikë, ndërsa McLaren do të shkonte në +46 në renditjen e konstruktorëve në vend të +40 (dhe +52 ndaj Ferrarit).

Mbledhja e parë do të zhvillohet sot në orën 14:30 me orën lokale (ora 22:30 me orën shqiptare).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?