Formula 1 në Shqipëri? Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Automobilave për ndërtimin e Automotoparku në Elbasan: E mbështesim, iniciativë në përputhje me përparësitë tona

Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA) ka dhënë  mbështetjen e tij në lidhje me projektin për ndërtimin e Automotoparkut të parë shqiptar që do të jetë në Elbasan.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video të Jean Todt, i cili shprehet se ndërtimi i këtij Automotoparku është në përputhje me përparësitë e FIA, teksa shton se do të jetë një qendër kushtuar sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit.

Po ashtu Todt përgëzoi qeverinë edhe për forcimin e rregullave të sigurisë rrugore.

“Zonja dhe zotërinj fale mikut tim Niko Leka, kam ndjekur me interes dhe kënaqësi përpjekjet e ndërmarra nga qeveria shqiptare për forcimin e rregullave të sigurisë rrugore. Dy vjet më parë pata mundësinë të diskutoja me kryeministrin Edi Rama lidhur me sfidat dhe rëndësinë e zbatimit të kësaj politike. Sot dua të përgëzoj këtë angazhim politik për një kontroll më të mirë të shpejtësisë në qendrën e qytetit dhe pranë shkollave duke iu kushtuar vëmendje të madhe përdoruesve të rrugës, veçanërisht, këmbësorëve dhe çiklistëve, duke iu siguruar korsi të sigurta dhe të dedikuara. Më shumë parandalim po ashtu edhe një vullnet i fortë për të ndëshkuar sjelljet e rrezikshme dhe mosrespektimin e rregullave. Di që Shqipëria ka një projekt për krijimin e një qendre kushtuar sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit. Sigurisht FIA e mbështet këtë iniciativë që është në përputhje me përparësitë e saj", thotë ai.

Automotoparku ultramoderin i Elbasanit do të projektohet në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhja tha disa muaj më parë se ndërtimi i këtij automotoparku do të mundësojë zhvillimin e garave ndërkombëtare si ato të Formula 1 në vendin tonë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artin: 18/10/2022 19:52

    nuk ka kellqe shqiperia te mbaje gare te f1 ,se jane gara ku ka 300 mije njerez e ska shanse akomodini ,hotelerie etj fare po fare fare .mos flasim pastaj per kostot e mirembajtjes ne parametra ,ndonje piste te kategorise se dyte apo te trete mbase ,eshte me realiste dhe e realizueshme ....

    Përgjigju
  • Piloti: 06/12/2021 22:01

    Ky po qe eshte lajm, te fillojme dhe ne shqipet formula 1 Apo sjemi pilota, se ngelem duke bere gara ne unaze, bulevard e rruga tegut dhe elbasanit... Suksese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Irani sulmoi Izraelin, eksperti zbërthen skemën: Dolën të kënaqur të dyja! Shqetësim mbetet koalicioni i vendeve anti-perëndimore

Irani sulmoi Izraelin, eksperti zbërthen skemën: Dolën të kënaqur të dyja! Shqetësim mbetet koalicioni i vendeve anti-perëndimore