AUSTRI - FIA e ka shpallur të pranueshme një ankesë nga ekipi i Aston Martin dhe ka vënë në dukje shkeljet e ndryshme që kanë të bëjnë me tejkalimin e kufijve të pistës, me organizatorët që nuk i kishin vlerësuar saktë. 8 pilotë janë penalizuar, përfshirë edhe Sainz të Ferrarit.

Dje në Çmimin e Madh të Austrisë fitues doli Verstappen me Red Bull, teksa pas tij u rendit Leclerc me Ferrari. Sergio Perez po me Red Bull në vendin e tretë, teksa FIA ka penalizuar disa pilotë duke bërë që renditja pas garës së djeshme të ndrsyhojë.

Carlos Sainz i Ferrarit pësoi një penalizim prej 10 sekondash, duke shtuar kohën e tij të garës, çka do të thoshte se ai zbriti në vendin e gjashtë.

Pilotët e penalizuar:

Sainz - 10 sekonda

Hamilton - 10 sekonda

Gasly - 10 sekonda

Albon - 10 sekonda

Ocon - 30 sekonda

Sargeant - 10 sekonda

De Vries - 15 sekonda

Tsunoda - 5 sekonda

Renditja përfundimtare pas garës së djeshme:

1. Verstappen (=)

2. Leclerc (=)

3. Perez (=)

4. Norris (+1)

5. Alonso (+1)

6. Sainz (-2)

7. Russell (+1)

8. Hamilton (-2)

9. Stroll (+1)

10. Gasly (-1)

Pas nëntë garave të para të këtij sezoni, Verstappen me 229 pikë kryeson kampionatin, ndjekur nga shoku i Red Bull Sergio Perez me 148 pikë. Në vendin e tretë Alonso me 131 pikë dhe Hamilton me 106 pikë.