Formula 1/ Red Bull rinovon me Sergio Perez

Formula 1/ Red Bull rinovon me Sergio Perez

Red Bull

Skuderia britaniko-austriake e Formula 1, Red Bull konfirmoi këtë të martë se ka rinovuar me Sergio Perez deri në vitin 2026. Meksikani do jetë pjesë e kampionëve në fuqi edhe për dy sezone të tjera, duke shuar çdo dilemë për pilotin e ri.

34-vjeçari foli për rinovimin dhe gëzimin që do jetë sërish pjesë e Red Bull.

"Jam shumë i lumtur që e përkushtoj të ardhmen time në këtë ekip të madh. Është një sfidë si asnjë tjetër, si në pistë ashtu edhe jashtë saj. Jam shumë i lumtur që qëndroj këtu për të vazhduar rrugëtimin tonë së bashku dhe për të kontribuar në historinë e madhe të këtij ekipi edhe për dy vite të tjera. Të jesh pjesë e ekipit është një sfidë e madhe, të cilën e dua.

Kemi një sfidë të madhe këtë vit dhe kam besim të plotë në të gjithë ekipin, pasi e ardhmja është e ndritshme dhe jam i emocionuar që jam pjesë e saj. Dua të falënderoj të gjithë për besimin që kanë tek unë, është shumë dhe dua ta shpërblej me rezultate të shkëlqyera brenda dhe jashtë pistave. Mendoj se kemi shumë punë për të bërë, kemi shumë kampionate për të fituar së bashku", tha Perez, që iu bashkua Red Bullit në 2021.

Perez ka arritur pesë fitore dhe 29 podiume. Meksikani ndihmoi Red Bullin të fitonte dy kampionatet e fundit të botës si ekip. Ai aktualisht zë vendin e pestë në klasifikimin për pilotë me 107 pikë, 62 pas shokut të tij të skuadrës, Max Verstappen.

Sergio Perez

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Skandal te Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë: Kemi nisur hetim administrativ! Do ndryshojmë ligjin për Urdhrin e Mjekut! Jeta e njeriut s'mund të shihet si mall tregu

Skandal te Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë: Kemi nisur hetim administrativ! Do ndryshojmë ligjin për Urdhrin e Mjekut! Jeta e njeriut s'mund të shihet si mall tregu