Sergio Perez dhe Red Bull ende nuk e kanë një kontratë për sezonin pasardhës dhe piloti i ka vendosur kushte skuderisë britanikë për të vijuar ose jo bashkëpunimin edhe për sezonin 2025. Gjithçka ka të bëjë me përmirësimin në zhvillimin e mëtejshëm në performancën e makinës.
Perez përfundoi i dyti në kampionatin 2023 me vetëm gjysmën e numrit të pikëve të shokut të skuadrës Max Verstappen, i cili mori 19 fitore të paprecedenta në gara, ndërsa Red Bull gëzonte dominimin total me RB19 të tij.
Pas një fillimi të vrullshëm në të cilin Perez fitoi dy gara dhe ishte pranë Verstappen në renditje, rendimenti ra dhe e ardhmja e tij me Red Bull u vendos në diskutim edhe pse ai ka marrëveshje për vitin 2024.
"Ajo që na ka munguar këtë vit është përparimi. Unë e nisa vitin me të vërtetë shumë mirë, në të njëjtin nivel me Max. Por thjesht nuk isha në gjendje të evoloja gjatë sezonit. Ky është ndoshta prioriteti im kryesor, për të qenë në gjendje të përparojmë gjatë sezonit me makinën”.
Kur u pyet nga "Motorsport" për atë që ndodhi me RB19 nga Çmimi i Madh i Spanjës e tutje që e bëri kaq të vështirë për të, ai u përgjigj: "Ndjeva sikur makina ishte ndryshe dhe më duhej të mendoja shumë më tepër se si po drejtoja. Këto probleme me të vërtetë më bëjnë të kuptoj shumë më tepër se si po e rregulloja makinën, në cilin drejtim duhet të shkoj kur të kem probleme. Kështu që mendoj se është diçka që patjetër do të na bëjë më të fortë vitin e ardhshëm", tha meksikani.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
27%
-
Jo
65.2%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 943
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamilton entuziast: Ferrari, le ta bëjmë 2025 një vit për t'u mbajtur mend
3 Janar, 15:22
-
Formula 1/ Rekordet dhe shifrat e pabesueshme në sezonin 2024
3 Janar, 14:07
-
Lewis Hamilton s'e ka të lehtë, 32 komandat e timonit të Ferrarit që duhen mësuar përmendësh
29 Dhjetor 2024, 19:25
-
Schumacher, 11 vite jetë 'të pezulluar'
29 Dhjetor 2024, 18:52
-
Formula 1 mbyll sezonin 2024, McLaren fiton titullin për konstruktorë! Leclerc garë monumentale, Hamilton largohet nga Mercedes
8 Dhjetor 2024, 16:23
-
McLaren dominon provat në Abu Dhabi, Norris dhe Piastri në dy vendet e para! Çmimi për konstruktorë 'në xhep', zhgënjen Leclerc
7 Dhjetor 2024, 16:51
-
Formula 1/ Do e ketë garën e fundit me Mercedes, Hamilton: E mbyll me nder, më pas mendja te Ferrari
4 Dhjetor 2024, 13:11
-
Formula 1/ 'Krisen' marrëdhëniet, Verstappen sulmon Russellin: Ka humbur respektin tim
3 Dhjetor 2024, 15:07
-
Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren
1 Dhjetor 2024, 22:55
-
Formula 1/ Një javë më parë u shpall kampion bote, Max Verstappen fiton 'pole' në Katar! Pas tij Russell dhe Norris (VIDEO)
30 Nëntor 2024, 22:22
-
Ferrari, Leclerc del kundër ekipit: Nga sot do fokusohem te vetja
27 Nëntor 2024, 15:03
-
Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë
24 Nëntor 2024, 09:10