FORMULA 1/ Surpriza në provat zyrtare, Verstappen shkatërron makinën dhe përfundon i 15-ti! Perez në 'pole'

FORMULA 1/ Surpriza në provat zyrtare, Verstappen shkatërron makinën dhe përfundon i 15-ti! Perez në 'pole'

Sergio Perez

Në pistën e Jeddah në Arabinë Saudite, Formula 1 ka zhvilluar provat zyrtare. Në 'pole position' u rendit piloti i Red Bull, Sergio Perez. Nga ana tjetër, Red Bull hasi vështirësi me pilotin tjetër, Max Verstappen. Kampioni i botës pësoi një problem në makinë me kambion, duke u detyruar ta mbyllë në vendin e 15-të, aty nga do niset nesër në garën zyrtare.

I dyti u rendit Charles Leclerc me Ferrari, por ai do ta nisë garën nga vendi i 12-të, pas penalitetit me 10 pozicione (ka ndryshuar centralinen). Kështu, vendin francezit do ta zërë spanjolli Fernando Alonso me Aston Martin, që sot doli i treti, duke lënë pas britanikun George Russell me Mercedes.

I pesti u klasifikua spanjolli Carlos Sainz me Ferrari, që la pas Lance Stroll, Esteban Ocon, Lewis Hamilton, Oscar Piastri e Pierre Gasly.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë