Formula 1/ Vettel del i pari në shtëpi, Hamilton dëmton makinën

Formula 1/ Vettel del i pari në shtëpi, Hamilton dëmton makinën

Makina e Ferrarit

Gjermani Sebastian Vettel ka siguruar Pole Position-in në provat zyrtare të Çmimit të Madh në pistën e Hockenhaimit, në Gjermani. Piloti i Ferrarit ishte më i shpejti në pistë me kohën 1’11″212, duke lënë pas finlandezin e Mercedesit, Valteri Bottas.

Pas Bottas, makina e tretë në radhë ishte ajo e Ferrarit, drejtuar nga Kimi Raikkonen. Përsa i përket kampionit në fuqi Lewis Hamilton, gara për të nuk shkoi aspak mirë pasi u detyrua të tërhiqej që në raundin e parë kualifikues, për shkak të një problemi në makinë dhe do të niset nga vendi i 14-të në garën zyrtare.

Aktualisht piloti i Ferrarit kryeson kampionatin me 171 pikë, i ndjekur nga kampioni në fuqi i botës, Hamilton me 163 pikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar