Formula e re për të marrë Messin, Barcelona në bisedime me... Interin

Formula e re për të marrë Messin, Barcelona në bisedime me... Interin

Lionel Messi

Lionel Messi mund t'i bashkohet Barcelonës në formë huazimi nga Inter Miami në vend që të transferohet në Arabinë Saudite, sipas asaj që shkruan L'Equipe. Kontrata e Messit me kampionët e sapokurorëzuar të Ligue 1, Paris Saint-Germain skadon në fund të sezonit aktual dhe ai është lidhur shumë me një rikthim në Barcelonë, si dhe me lëvizje fitimprurëse në SHBA dhe Arabinë Saudite.

Më parë ishte raportuar se ai kishte rënë dakord për një lëvizje te Al-Hilal në Arabinë Saudite, duke ndjekur rrugën e yllit portugez Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua Al-Nassr në dhjetor të vitit të kaluar.

Messi dhe bashkëshortja e tij janë të shqetësuar për transferimin në Arabinë Saudite prej tre fëmijëve e tyre dhe ndërsa një propozim i ri nga PSG është në tryezë, preferenca e tyre është një rikthim në Katalonjë.

Problemi është se Barcelona ka probleme serioze financiare dhe mund të mos jetë në gjendje të regjistrojë Messin, jo vetëm për shkak të pagës së tij të lartë, por edhe në varësi të blerjeve të tjera.

L'Equipe thotë se tani është duke u konsideruar një opsion i ri befasues ku Inter Miami, në pronësi të David Beckham dhe i menaxhuar nga Phil Neville, do të nënshkruante me Messin në një transferim të lirë dhe më pas do ta huazonte përsëri te Barcelona për gjashtë ose 18 muaj.

Ky propozim do t'i jepte Messit një ose dy sezone të tjera në krye të futbollit evropian përpara se të transferohej në Amerikë për të luajtur në MLS. Kjo mund të përputhet në mënyrë të përkryer me Kupën e Amerikës 2024, e cila do të organizohet në SHBA dhe do të jetë një edicion i fortë me 10 ekipet e CONMEBOL si dhe gjashtë skuadra nga CONCACAF.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?