TIRANE- Bashkia e Tiranës ka ngritur një grup pune, për identifikimn e pronave që do të prishen për ndërtimin e Bulevardit të Ri të Tiranës. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Drejtori i Projekteve në Bashkinë e Tiranës Genc Kojdheli ka shpjeguar procedurën që do ndiqet për banesat përgjatë bulevardit të ri. Gjithashtu Kojdheli ka bërë të ditur se nisma e bashkisë “Tirana Smart City” do të ketë për qëllim investime në më shumë se 100 projekte. Ndër projektet prioritare do të jenë transporti publik, terminalet multimodale si dhe Sheshi “Skënderbej”, të cilat do të prezantohen ditën e sotme. Për transportin publik, bashkia pritet të kërkojë nga shoqëritë e transportit qytetas, rritje të cilësisë së shërbimit, ndërkohë që çmimi i biletës nuk parashikohet të ketë një rritje tjetër.