Formula1,Hamilton kryeson
bindshëm në çmimin e Singaporit

Formula1,Hamilton kryeson<br />bindshëm në çmimin e Singaporit
Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Singaporit, duke çuar në 28 pikë avantazhin ndaj Sebastian Vettel në krye të klasifikimit.

Piloti Lewis Hamilton  është fitues i çmimit të madh  të Singaporit, duke e thelluar  rezultatin në 28 pikë ndaj ndjekësit, Sebastian Vettel.

Pritshmëritë e skuadrës së Ferrarit ishin të mëdha për të fituar trofeon e Singaporit, por nuk shkoi sipas parashikimeve .

Në çmimin e madh të Singaporit, Kimi Raikonen dhe Sebasatian Vettel që në matrat e para të garës u detyruan të braktisin garën.

Asgje nuk shkoi mirë për skuderinë e Ferrarrit, në kontakt mes finlandezit dhe Max Verstappen bëri që Ferrari të humbte kontrollin dhe të përplasej fillimisht me Ferrarin tjetër të gjermanit, duke marrë dëmtime në pjesën anësore.

Raikkonen dhe Verstappen pas këtij incidenti, dolën nga pista duke u përplasur sërish me njëri-tjetrin, ndërsa Vettel doli nga pista pas disa metrash, duke mos e kontrolluar dot më njëvendëshen e tij të dëmtuar shumë nga kontakti në metrat e para.

Hamilton përfitoi duke marrë kryesimin e duke mos e lëshuar atë deri në fund. Daniel Ricciardo me Red Bull dhe Valtteri Bottas me Mercedes hipën në podium, ndërkohë që Sainz, Perez, Palmer, Vandoorne, Stroll, Grosjean dhe Ocon plotësuan dhjetëshen e pare. /Top Channel

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool