TIRANË - Të gjithë maturantët duhet të plotësojnë formularin A1 deri në datën 30 mars në portalin qeveritar “E-Albania”. Udhëzimi i firmosur nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla përcakton mënyrat se si do të aplikojnë maturantët e sivjetshëm por edhe maturantët që kanë mbaruar vitet e kaluara.
Aplikimi
Në portalin “E-Albania” maturantët duhet të aplikojë vet, ku fillimisht plotësohen të dhënat personale si dhe përcaktohen provimet që do t’ju nënshtrohen. Më pas plotësimi i formularit vazhdon në portalin e Maturës Shtetërore duke filluar nga data 25 mars deri në datën 10 prill, në një kalendar që do publikohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Plotësimi i formularit do të bëhet në shkollët përkatëse të kandidatëve. Edhe kandidatët që kanë mbaruar maturën shtetërore para 2016-s do të aplikojnë në të njëjtën formë, vetëm se në këtë rast do të plotësohet formulari A1Z.

/Shqiptarja.com