TIRANE- Për të marrë pensionin, ish-ushtarakët duhet të paraqesin një kërkesë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe të plotësojnë formularët e mëposhtëm. Zyrtarët e ISSH-s, të kontaktuar nga gazeta shprehen se pensionet e ish-ushtarakëve llogariten në bazë të një formule të caktuar, duke u bazuar te ligji që është në fuqi. “Instituti i Sigurimeve Shoqërore është institucion ligjzbatues, ne llogarisim pensionin mbi formulën aktuale.

Nëse ish-ushtarakët kanë ankesa mbi përfitimet atëherë duhet të paraqesin një kërkesë pranë qeverisë”, - thonë drejtuesit e ISSH-s. Por si llogaritet pensioni i ish-ushtarakëve me ligjin aktual? “Pagë mujore referuese është paga bazë mujore për gradë dhe shtesat mbi pagë me karakter të përhershëm ose paga bazë mujore për funksion dhe shtesat, e cila zbatohet për të njëjtën gradë a funksion, në datën kur personave përfitues u lind e drejta për përfitim.