Formulari A2, ata që s’e
plotësuan, të presin 5 gushtin

Formulari A2, ata që s’e<br />plotësuan, të presin 5 gushtin
TIRANE- Për maturantët e Tiranës, mesnatën e 31 korrikut, ka skaduar afti për plotësimin on-line të formularit A2, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme kjo proceurë ka nisur të aplikohet nëpër rrethe, sipas kalendarit të vendosur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Megjithatë, për të gjithë ata që nuk marrin në e-mail konfirmimin se e kanë plotësuar me sukses A2-in, MASH ka deklaruar se do të aplikojë afate shtesë.

Ndërkohë që data 1 gusht ishte përcaktuar si dita e plotësimit të formularit A2 për maturantët e qarkut të Korçës.

Sipas udhëzimit të mbërritur pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale, formulari mund të plotësohet në çdo qendër interneti apo edhe pranë shkollave të mesme. Ndërkohë, bëhet e ditur se aplikantët, gjatë proçesit të aplikimit duhet të kenë me vete edhe kartën e identitetit.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku i gjithë ky proçes ishte i organizuar nëpër shkolla, këtë vit është aplikuar një tjetër risi: maturantët mund ta bëjnë aplikimin pranë çdo qendre ku ka akses për internet. MASH u ka tërhequr vëmendjne të rinjve që të bëjnë kujdes me formulën e llogaritjes së pikëve, për të bërë me pas renditjen e tyre sipas lëndëve apo degëve preferenciale.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën