Formulari A2, më shumë kohë për
maturantët, shtyhet afati i plotësimit

Formulari A2, më shumë kohë për<br />maturantët, shtyhet afati i plotësimit
TIRANE- Dje ishte dita e parë për aplikimin on-line të formularit A2. Tirana ka tre ditë në dispozicion, deri ditën e mërkurë, ndërsa aplikimi në të gjithë vendin, për formularin që të përcakton degën e shkollës së lartë ku do të nisësh studimet, do të mbyllet me datë 5 gusht. Megjithatë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës deklaron se asnjë kandidat nuk do t’iu digjet mundësia për të aplikuar në shkollën e lartë, vetëm se nuk plotësoi në ditën e dhënë A2, ndaj ata do të aplikojnë afatet shtesë, të cilat do të publikohen në ditët në vijim.

Formulari A2
Në ditën e parë të aplikimit për formularin A2 ka pasur dyndje klikimesh në portalin e ngritur për këtë qëllim. Pikërisht për të shmangur mbingarkesën në sistemin e vendosur nga Agjensia Kombëtare e Provimeve gjatë plotësimit të A2, është bërë një ndarje sipas rretheve, ku ata kanë ditë të caktuara për plotësimin e tij.

Megjithatë drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Provimeve Alfons Harizaj thotë se të rinjtë, në momentin që do të marrin një përgjigje në e-mailin e tyre, do të thotë që e kanë plotësuar në rregull A2, por ata që nuk do të munden ta plotësojnë në datat e caktuara, autoritetet e arsimit thonë se do të ketë një afat shtesë.

“Do ketë një afatë shtesë që ne do ta deklarojmë në ditë në vijim pas përfundimit për të gjithë që është data 5. Mbas datës 5 do të këtë edhe një shtyrje tjetër. Kur përfundon aplikimi edhe dërgon formularin, atij i shkon në adresën e vet të e-mailit njoftimi për veprimin që ka bërë. "Ju plotesuat formularin A2, zgjodhët këto preferenca dhe është kjo pamje që keni plotësuar". Veç kësaj ai mund të bëjë një print të kopjes që ka potësuar. Ne ia kemi krijuar mundësinë që ai mund ta printojë, mund ta mbajë si provë në çdo rast në evidencë të asaj që ka ai ka plotësuar”, - shpjegon Alfons Harizaj drejtor i AKP-së.

Ashtu si edhe një vit më parë, edhe këtë vit formulari do të plotësohet on-line, ndërsa ende nuk është publikuar një pamje e printuar e formularit A2. Ai përmban 334 degë, nga të cilat të rinjtë mund të zgjedhin 10 prej tyre për ti plotësuar, sipas rendit preferencial. Edhe këtë vit të rinjtë kanë të drejtë të  kryejnë ankimimin në rast se do të vënë re parregullsësi. Rezultat e A2 pritet të përpunohen pas mbylljes së procesit të aplikimit në të gjitha rrethet e vendit, ndërkohë që fituesit e universitetetve, rreth 30 mijë të rinj pritet të shpallen në fillim të muajit shtator.

Gjithashtu vetë maturantët kanë ndërtuar një portal paralel, ku në mënyrë automatike ata, mund të llogarisin se sa mundësi kanë për të fituar secilën nga 10 degët që shënojnë në A2, duke i krahasuar me pikët që ka marrë fituesi i fundit për çdo degë, vitin e kaluar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët