TIRANE- Përpara plotësimit të Formularit A2, Ministria e Arsimit ka përcakurar një tjetër fazë për plotësimin e të dhënave të të gjithë maturantëve. Kështu, duke filluar nga pasditja e djeshme dhe deri në 22 korrik ora 16:30, nga personeli drejtues i shkollave të mesme të vendit, zhvillohet procesi i hedhjes në Portalin e Maturës Shtetërore, të pikëve mesatare ose notes mesatare të maturantëve ose kandidatet konkurrues në garën për fillimin e studimeve universitare.
“Përpara se të bëhet plotësimi i Formularit A2 njoftojmë të gjithë studentët që të bëjnë ashtu si çdo vit, pagesën prej 2000 lekësh pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë dhe më pas të paraqiten në drejtorinë e shkollës ku kanë bërë aplikimin e formularit A1, ose A1Z dhe të dorëzojnë mandat pagesën, një politikë kjo e ndjekur nga Ministria e Arsimit që prej vitit 2007”, theksoi zv/ministrja Nora Malaj.
Sipas saj, pas dorëzimit të mandatpagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik pikët/notën mesatare të tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com