A ekziston në të vërtetë formulari ku mami-babi bëhen Prindi 1 dhe Prindi 2?

Kodi i familjes flet për nënë dhe baba, e kur diçka e panjohur e prek shoqërinë, reagimi është i pritshëm. Vendosja e termave Prindi 1 dhe Prindi 2, në një pyetësor vënë në duart e prindërve të fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike e private në Tiranë, ka sjellë reagime të shumta të vetë prindërve, por me shumë vështirësi po reagojnë institucionet si arsimore, të bashkisë, apo edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Pyetësori me mbishkrimin “për sjelljen e fëmijëve”, veç  ka një pyetje mbi profesionin e prindërve, që i specifikon me germa kapitale, PRINDI 1 dhe PRINDI 2 dhe në kllapa specifikon “ose mamaja” “ose babai”.

Bashkia e Tiranës përmes një reagimi zyrtar tha se i vetmi formulat që ky institucion u ka dhënë prindërve është ai i momentit të regjistrimit të fëmijëve në çerdhe apo kopshte. Një koment, Report Tv e mori edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Në kopshte publike nuk lejohen persona të paautorizuar që të bëjnë iniciativa të tilla. Ata duhet të autorizohen fillimisht nga Bashkia e Tiranës nëse ka fushatë sensibilizim dhe pastaj të hynë në kopshte. Kontrolli është shumë i rreptë. Mendoj se duhet pyetur Ministria e Arsimit pasi nuk besoj se fëmijët 2-3 vjeç që nuk dinë shkrim e këndim kanë plotësuar formular dhe nuk duhet të ekzagjerohet përtej normales”, tha Veliaj.

Ndërsa Ministria e Arsimit u shpreh për Report Tv, se as në shtet as në privat nuk ka një formular të tillë që të jetë bërë nga drejtoritë arsimore, por se rasti po verifikohet.

Report Tv mëson se pyetësori në fjalë, u është dhënë prindërve të fëmijëve rreth 2 javë më parë, në oborret e kopshteve dhe çerdheve, nga një individ, një zonjë, që siç disa prindër na thonë, është prezantuar të jetë me leje nga Ministria e Shëndetësisë. Report Tv u interesua edhe pranë ministrisë, ku zyrtarë atje bënë me dije se ministria e Shëndetësisë nuk i ka dhënë leje asnjë shoqate për një anketë të tillë, çka siç u shprehën, ministria mund t’i organizojë vet.

Se cila është kjo shoqatë ku po e shpërndan dhe çfarë të dhënash synon të mbledhë, u mbetet autoriteteve ta verifikojnë dhe zbulojnë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në plan Veprimin 2021-2027 ka artikuluar si objektiv mbrojtjen e të drejtave të Grupit të LGBT dhe ndryshimin në Kodin e familjes, Ligjin për Birësimin dhe Ligjin për njohjen e identiteti gjinor, të cilat do t’u mundësojnë të drejta dhe trajtim të barabartë.

Vetë Aleanca e LGBT u shpreh në një reagim publik se nuk ka informacion për formularin, duke thënë se gjithë reagimet që u ngjallën i përballin padrejtësisht e për të disatën herë me valë të stisura urrejtjeje.

 
Formulari për kopshtet nga Bashkia Tiranë
 

Formulari për çerdhet nga Bashkia Tiranë

Formulari që qarkulloi dje në rrjete sociale

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
‘Formulari prindi 1 prindi 2’, reagon LGBT: Nuk kemi informacion! Mediat pa standard profesional, na përballën sërish me valë të stisura urrejtjeje

Lidhur me formularin i cili ka qarkulluar, në të cilin fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2”, për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, ka reaguar Aleanca e LGBT.

Përmes deklaratës së tyre, ata sqarojnë se nuk kanë asnjë informacion lidhur me formularin e shpërndarë, duke shtuar se edhe ata janë kuriozë se kush po “fshihet” pas kësaj.

Sipas tyre, mungesa e profesionalitetit të medias në këtë rast është jashtë çdo standardi të gazetarisë etike dhe se duhet të distancohen nga kjo praktikë e papranueshme dhe të luajnë rolin e tyre investigues e informues, të pavarur dhe të pandikuar, në vend që të kthehen në burim keqinformimi dhe shpifjeje.

Deklarata e plotë: 

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT detyrohen të informojnë publikun lidhur me pavërtetësinë e lajmeve të publikuara në media gjatë dy ditëve të fundit. Ne nuk kemi asnjë informacion lidhur me formularin që pretendohet se është shpërndarë në kopshte të Tiranës, ku amësia dhe atësia përcaktohen mes opsioneve prindi 1 dhe 2. Ne si organizata ndajme të njëjtin kuriozitet për të ditur çfarë përmban ai formular, kush e ka hartuar, kur është shpërndarë dhe çfarë të dhënash synon të mbledhë. Për sa kohë nuk dimë absolutisht më tepër se kaq, pyesim!
Nuk e dimë nëse këtë informacion duhet të na e vendosin në dispozicion priftërinjtë apo mediat në funksion të tyre.
Mungesa e profesionalitetit të medias në këtë rast është jashtë çdo standardi të gazetarisë etike dhe nuk ka asnjë funksion përveç montimit të informacionit për konsum publik pa asnjë filtër. Kërkojmë nga media dhe gazetarët të distancohen nga kjo praktikë e papranueshme dhe të luajnë rolin e tyre investigues e informues, të pavarur dhe të pandikuar, në vend që të kthehen në burim keqinformimi dhe shpifjeje, duke na përballur padrejtësisht e për të disatën herë me valë të stisura urrejtjeje.

Ora 12:09
'Nëna' dhe 'babai' u zëvendësuan në formularë në çerdhe private me 'prindi 1 dhe 2'?! Reagon Bashkia Tiranë: Lajm i pavërtetë

Ditën e djeshme ka qarkulluar në rrjet një formular, në të cilin fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvëndësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2”, për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës.

Por, sipas bashkisë, ky lajm është i pavërtetë. Bashkia Tiranë bën me dije se në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake news.

“Formularët që përdoren nga Bashkia e Tiranës janë vetëm këto në foto dhe shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë së Tiranës.”-njofton Bashkia Tiranë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në cerdhet dhe kopshtet publike nuk ka asnjë pyetësor të tillë. Report Tv u interesua dhe pranë Ministrisë së Arsimit që ka në varësi kopshtet dhe cerdhet private, por vetëm me një fjali dhe asgjë në thelb, ministria përgjigjet se cështja po ndiqet për tu verifikuar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ky formular që ngriti një shqetësim në opinin publik është shpërndarë dhe në një kopësht shtetëror në zonën e Xhamllikut. Ka qenë një shoqatë e cila ka dorëzuar këto formularë për tu plotësuar nga prindërit.

I.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 29/10/2021 08:06

    Jane po keto aleanca qe po shtyjne te njejtat gjera ne amerike. Si nuk qenka e pavertete?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A zgjidhet kriza në PD me një garë të re për kryetar?



×

Lajmi i fundit

John

Berisha nga Tropoja: Kur mësova se u shpalla 'Non Grata' mendova që t'i kërkoja ndihmë miqve të mi që i kam në të gjitha nivelet dhe partitë që ta hiqja si vendim