Nisma “Një ditë në Bashkinë e Tiranës” organizohet për vitin e dytë radhazi, ku të rinjtë ftohen për të kaluar një ditë në Bashkinë e Tiranës, për të parë se çfarë bën një drejtues i bashkisë në një ditë pune të zakonshme. Për muajin nëntor do të jenë 120 të rinj të cilët do të kalojnë ditën me një nga drejtorët e Bashkisë Tiranë sipas përzgjedhjes së tyre në aplikim.
Stafi i Bashkisë së Tiranës i fton të rinjtë që të kalojnë një ditë pune, duke dhënë mundësinë e njohjes nga afër të angazhimeve dhe aktiviteteve të përditshme.
Çdo i ri në moshën 17-25 vjeç mund të bëhet pjesë e Bashkisë së Tiranës për një ditë duke plotësuar të dhënat në këtë formular: https://www.facebook.com/ErionVeliaj/app/1496229690396680/?ref=page_internal
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com









