Formulari/ Pensionistët, si përfitohet kompensimi i energjisë elektrike

Formulari/ Pensionistët, si përfitohet kompensimi i energjisë elektrike

Foto ilustruese

Të gjitha kategoritë e pensionistëve që prej vitit 2015 marrin kompensimin shtesë në pensionin e tyre për energjinë elektrike të shumës 648 lekë. Këtë kompensim pensionistët e marrin kur nuk kanë asnjë person tjetër të punësuar në familje dhe çdo vit duhet të plotësojnë formularin për ta përfituar.

Kompensimin e energjisë elektrike e përfitojnë kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. Të verbrit dhe personat paraplegjikë e tetraplegjikë.

Formulari
Po çfarë përmban formulari që duhet të plotësojnë çdo vit pensionistët? Deklaroj se nuk kam njeri nga familja në punë ose në pension. Deklaroj se kam vetëm kontratën me numrin e sipërshënuar. Deklaroj se nuk kam detyrimet e pa paguara ndaj degës së shitjes së energjisë elektrike. Deklaroj se të dhënat janë të vërteta dhe se jam përgjegjës ligjërisht në rast se vërtetohet e kundërta; 5.

Unë do të kthej kompensimin dhe do të mbaj përgjegjësi, sipas ligji, në rast se të dhënat që deklarova unë nuk janë të sakta. Deklaroj se në rast të punësimit të anëtarëve të familjes apo në rast se familja do të ketë të ardhura të tjera ose ndryshime që përjashtojnë kompesimin, do të deklaroj për heqjen e tij, në të kundërt mbaj të gjitha përgjegjësitë që rrjedhin nga mosdeklarimi.

Kompensimi
Kompensimi, për familjet që do të kompensohen, bëhet vetëm për 1 kontratë të energjisë elektrik edhe jepet vetëm një herë për një familje, pavarësisht se ato mund të kenë në përbërje edhe të punësuar të tjerë në sektorin buxhetor, të cilët kanë pagë nën 35 000 lekë, apo persona të paaftë a invalidë, persona që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike.

Përfituesit, që kompensohen për të përballuar rritjen e çmimi të energjisë elektrike, si rezultat i heqjes së fashës deri në 300 Kwh, që u bë në vitin 2015. Marrja e përfitimit pa deklarim dhe kundrejt deklarimit të rremë përbën shkelje administrative, përkatësisht për dhënësin dhe për përfituesin e kompensimit.

Formulari

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë