Vendi ku Pablo Escobar strehohej u shemb nga policia për t'i lënë vendin një parku gjigand në kujtim të persona që kanë humbur jetën nga trafiku i drogës. Aty do të instalohet skulptura "Jeta e re" e artistit Rodrigo Arenas Betancourt, një lapidar në homazh të 46.612 viktimave të luftës së drogës në qytet
Gjatë kohës kur bosi i drogës ishte gjallë një numër shum i madh njerëzish humbën jetën, të vrarë me urdhër të Escobar-it ose të vrarë duke luftuar për të.
Bashkia e Medelinit, qytetit të Escobar-it deklaroi se ndërtesa e cila ndodhet në një hapsirë prej tetë hektarësh, u prish me eksploziv dhe se aty do të ndërtohet një park në kujtim të viktimave të shumta.
“Kjo nuk është një përpjekje për të fshirë historinë, por për të filluar ta tregojmë atë në nder të heronjve të vërtetë, viktimave”, shkroi Bashkia e qytetit në një postim në Twitter.
Çdo ditë, ndërtesa e Pablos vizitohej nga grupe të shumta turistësh.
Pablo Escobar ka qenë në krye të trafikimit të drogës nga Kolumbia në Amerikës dhe një nga njerëzit më të pasur të botës.
Ai u vra nga policia në vitin 1993.