Fortunato: Në Shqipëri më 
dhanë vetëm gjysmën e paráve

Fortunato: Në Shqipëri më <br />dhanë vetëm gjysmën e paráve<br>
Ish-futbollisti i Tiranës dhe i Flamurtarit në kampionati shqiptar, braziliani Jilberto Fortunato, ka dhënë një intervistë për “esporte.ig.com”, mbi eksperiencën e tij në Shqipëri. Aktualisht sulmuesi ndodhet në klubin e Feldës në Malajzi, por do të mbahet mend në Shqipëri, si njeriu i fundit që i ka dhënë derbin ekipit të Tiranës, në ndeshjet direkte ndaj Partizanit.

Jilberto është shprehur se Shqipëria është një vend më i varfër edhe se vendet aziatike. “Në Shqipëri shkova për të firmosur direkt kontratën, por më detyruan që të bëja dhe një provë. Ata gënjyen për kontratën, më dhanë vetëm gjysmën e parave që më premtuan. 

Në termat financiarë, nga të gjitha vendet që kam luajtur, Shqipëria ka qenë më keq, gjithnjë të vononin pagat. Ishte një vend më i varfër se vendet aziatike. Gjithashtu kultura është pak a shumë e njejtë. Nuk kishte asnjë bonus për fitore, asnjë çmim të dhënë për lojën. Futbollistët vendast, ishin mësuar me realitetin dhe nuk ankoheshin për këtë situatë” - u shpreh Jilberto Fortunato. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron