Forumi ekonomik Kroaci – Shqipëri
Nishani e Kitaroviç e përshëndesin
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani së bashku me Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, përshëndetën hapjen e punimeve të Forumit Ekonomik Kroaci-Shqipëri, që po zhvillohet në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore të Presidentit Nishani në Kroaci. Ky forum u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Dhoma Ekonomike e Kroacisë, ku morën pjesë një numër i madh sipërmarrësish nga të dy vendet.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani së bashku me Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, përshëndetën hapjen e punimeve të Forumit Ekonomik Kroaci-Shqipëri, që po zhvillohet në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore të Presidentit Nishani në Kroaci. Ky forum u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Dhoma Ekonomike e Kroacisë, ku morën pjesë një numër i madh sipërmarrësish nga të dy vendet.
Nishani theksoi që në fillim të fjalës së tij se organizimi i këtij forumi është pjesë e vëmendjes së veçantë që ai personalisht i ka kushtuar gjithmonë mbështetjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar në vizitat zyrtare jashtë shtetit apo në kuadrin e mikpritjes së homologëve të vendeve mike në Tiranë.
Kreu i Shtetit shprehu bindjen se ky Forum i përbashkët ekonomik do të shërbejë për nxitjen e mëtejshme të kontakteve dhe të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes dy vendeve. Duke vlerësuar mbështetjen që Kroacia i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe modelit që ky vend ofron për Shqipërinë dhe rajonin, Presidenti i Republikës u shpreh se në të gjitha takimet zyrtare me autoritetet më të larta kroate, një vëmendje të veçantë ia kishte kushtuar mundësisë së eksplorimit të të gjitha hapësirave dhe mundësive për forcimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes dy vendeve.
Nishani i njohu të pranishmit edhe me dëshirën dhe vullnetin e palës shqiptare për t’i ngritur marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të qëndrueshme në nivel të partneritetit preferencial, duke theksuar se përmes këtij partneriteti së bashku mund t’i nxisim edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mund t’i koordinojmë e sinkronizojmë më mirë formatet e strategjive të përbashkëta, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
Kreu i Shtetit përshëndeti gjithashtu nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy dhomave të ekonomisë dhe tregtisë, duke theksuar se nënshkrimi i këtij dokumenti është hapja e një kapitulli të ri dhe përmbushja e një prej angazhimeve të marra një viti më parë në Tiranë, gjatë Sesionit të Katërt të Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kroaci dhe Forumit të Dhomave të Biznesit.
Nishani i garantoi sipërmarrësit e të dy vendeve për mbështetjen e tij si President i Republikës dhe të institucioneve shqiptare për përmbushjen edhe të angazhimeve të tjera, me synim arritjen e rezultateve konkrete në përmirësimin e bilancit ekonomik e tregtar, në përputhje me nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit e marrëdhënieve politike.
Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu edhe impaktin rajonal që ka bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, si dhe përshëndeti bashkëpunimin në kuadrin e Korridorit Adriatiko-Jonian, Gazsjellësve TAP dhe IAP, si dhe në kuadrin e Strategjisë së re të Bashkimit Evropian për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit EUSAIR. Kreu i Shtetit i konsideroi këto projekte si mundësi të shkëlqyera për biznesin e të dy vendeve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.8%
-
Jo
30%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23