'Ballkani i Hapur' në Shkup, Rama: S'kemi pse të presim BE-në kur liritë i realizojmë së bashku! Vuçiç: Nga 1 janari 2023 nuk do të ketë më kufij! Zaev: Më pak histori dhe më shumë ekonomi (VIDEO)

Ballkani Perëndimor është gati dhe i vendosur që t'i lërë pas krahëve plot 500 vite histori të vështirë dhe të ecë përpara drejt një bashkëjetese të paqtë dhe më shumë mirëqenie. Ky ishte i qartë i dhënë sot nga liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në forumin ekonomik  “Ballkani i Hapur” që po zhvillohet sot në Shkup.

Mesazhet ishin të qarta si ndaj Bashkimit Europian dhe ndaj kundërshtarëve të këtij bashkëpunimi të ngushtë rajonal: Ballkani nuk mund të presë më BE-në të shuajë sherret brenda vetës dhe nuk mund të jetojë më me sytë nga e shkuara.

Pjesë e forumit në Shkup ishin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, së bashku me 250 kompani nga rajoni.

Ishte Rama ai i cili zgjodhi t'i jepte mesazhet më të forta kundër atyre që presin që Ballkani të jetojë ende në shekujt e errët të së shkuarës.

Sipas tij ballkanasit s'kane pse të presim BE-në kur liritë mund t'i realizojnë nga bashkëpunimi mes tyre!

Presidenti serb Vuçiç dha lajmin për objektivin optimist që nga 1 janari 2023 të mos nuk do të ketë më kufij mes shqiptarëve, serbëve dhe maqedonasve.

Ndërkohë që Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e tha qartë se i gjithë rajoni ka nevojë më pak të konsumojë histori por më shumë ekonomi

Gjatë samitit të sotëm pritet nënshkrimi i disa marrëveshje trilaterale, në kuadër të Mini-shengenit Ballkanik, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë këtij takimi mungoi Kosova, e cila njëjtë si në samitet e kaluara mes Zaevit, Ramës dhe Vuçiç ka zgjedhur të mos marrë pjesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
'Ballkani i Hapur', Vuçiç ftesë Kosovës: Bashkohuni, të mos gjejmë justifikime për bashkëpunimin

1627552596_ramavucic.jpg

Presidenti Aleksander Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do të ishte pengesë nëse ndonjë vend tjetër i rajonit kërkon të bashkohet me “Ballkanin e Hapur”. Këtu nuk ka përjashtuar as Kosovën.

"Natyrisht të tjerët mund të bashkohen me këtë nismë, edhe në qoftëse do të kërkonin ndonjë lëshim nga Serbia. Në qoftë se juve nuk ju vjen mirë se si Serbia mund të jetë me Kosovën, atëherë vendoseni në një kuadrat të mos gjejmë justifikime për bashkëpunimin. Mos të gjejmë justifikime që njerëzit të mos jetojnë më mirë. Bosnja, Mali i Zi nuk kanë probleme me ne nuk e di pse nuk marrin pjesë. Nëse ja dalim me sukses dhe e di që do jetë me pengës. Do kemi zero pritje në kufi që njerëzit të lëvizin lirisht. Jo, afatet zgjasin, por kjo do të bëhet e mundur për njerëzit. Të mos presin kur udhëtojnë, ne jemi të hapur për gjithçka. Nuk i them sheqeri është i mirë për trurin, mishi për muskujt, s’do të hash, mos hajde. Ne po bëjmë punën tonë. Na takon të rrisim ekonomitë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë", tha Vuçiç.

Ora 14:29
Ironia e Ramës: Në vend që të na qajnë hallin që po mblidhemi në mes të vapës, qajnë hallin se çfarë bëjmë ne

1627561905_1627552596ramavucic.jpg

Kryeministri Edi Rama e ka komentuar me ironi të gjithë zërat kritik për “Mini-Shengenin”, apo “Ballkani i Hapur” që e kanë quajtur tashmë.

“Në vend që të na qajnë hallin që po mblidhemi në mes të vapës qajnë hallin se çfarë bëjmë”, tha Rama.

Ora 13:40
Rama i përgjigjet Kosovës: Boll me këtë na ftuan s’na ftuan, politika më e mirë është bashkëpunimi

1627549080_Screenshot3.jpg

Kryeministri Edi Rama duke iu referuar refuzimit të Kosovës, qeveria e së cilës deklaroi sot se nuk kanë pasur ftesë, tha mjaft me shprehjen ‘na ftuan s’na ftuan’.

“Në 1 Janar të 2023 do të kemi mes vendeve tona zero pritje në kufi. Të tjerët janë të mirë se ardhur të vijnë dhe të na bashkangjiten. Dhe boll me këtë na ftuan, s’na ftuan. Ishin në Tiranë të 6 vendet për të diuskutuar dhe aty diferenca ishte e qartë, disa duan, disa s’duan. Nuk ka problem. Autostradat, hekurudhat, levizja e lirë e mallrave mbase nuk sjellin demokracinë, por demokraci dhe liri pa këto është shumë e vështirë ta kesh”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

Ora 11:54
Rama batuta me Vuçiç për njohjen e Kosovës! Presidenti serb: Çdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%...por jo Kosovën

1627552596_ramavucic.jpg

Në samitin " Ballkani i Hapur" nuk munguan batutat mes liderëve. E ndërsa po flisnin për lehtësitë që ofron nisma rajonale dhe kritikat për BE-në, presidenti serb, përpara se drejtuesi i forumit t’i jepte fjalën Edi Ramës, deklaroi se ishte dakord me cfarë do që të thotë në vijim kryeministri i Shqipërisë dhe do të firmoste çdo gjë.

Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por cfarë do që të thotë 100%, cdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%” tha Aleksandër Vuçiç.

Replika e Ramës nuk vonoi duke dhënë përgjgjen që pritej nga shumica në atë moment “Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë. Por pyetja m’u bë mua, sepse ma merr mendja, që Marko, si një njeri mjaft i aftë për të bërë marrëveshje mes kombeve dhe komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flas për BE-në. Ne do të firmosim sot marrëveshjen për lejet e punës, Serbia dhe Maqedonia kanë një problem, duhet të ndryshojnë ligjet e tyre” tha Rama

Ndërkohë që më parë presidenti serb,  ka theksuar se në 2015 ai dhe Rama konsideroheshin armiq.

“ Në 2015 në takimin me Edin, ishin në pozitat e dy armiqve, ku njëri i shkoi tjetrit dhe gjetëm fjalë të mjaftueshme që ta fyejmë njëri-tjetri, për të fituar pikë në politikst e brendshme.  Dhe kjo s’ka rëndësi tani ne arritëm të bëjmë diçka për të menduar për ardhmërinë e përbashkët, për rezultatet”, tha Vuçiç.

Në fjalën e tij presidenti serb ka vlerësuar edhe njëherë nismën e “Ballkanit të Hapur” dhe ka theksuar se në thelb qëndron besimi.

” Besimi, qëndrueshmëria është shumë e rëndësishme. Të marrim parasysh se procesi i vaksinimit na tregoi se ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin në kohë nevojë. Të gjithë vendet tonë, të gjithë njerëzit në rajon ne e kemi nënçmuar vetveten. Unë besoj se njerëzit e dinë se është e rëndësishëm të flasin për kufijtë e hapur.  Kushdo që do vij pas nesh do të vazhdojë me këtë nismë se është një iniciativë për njerëzit”, tha presidenti serb.

Ora 11:07
Albin Kurti kundër 'Minishengenit', Rama: S'mund të presim konsensusin e të gjithëve për t'u takuar! Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së të tjerëve, pa parë çfarë fitojmë ne

Nga Shkupi, ku po organizohet Forumi Ekonomik “Ballkani i Hapur”, kryeministri Edi Rama nuk la pa 'thumbuar' kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në lidhje me refuzimin që ky i fundit i ka bërë ftesës për t'u bërë pjesë e nismës së "Minishengenit".

Rama tha se kjo nuk është nismë ekskluzive e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, por se së është i mirëseardhur kushdo që kërkon t'i bashkohet, duke theksuar se gjithsesi ata nuk mund të presin konsensusin e të gjithëve për t'u takuar. SIpas Ramës, shqiptarët kanë jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së tjerëve, pa parë se çfarë fitojnë vete dhe se kjo histori "e dhimbshme" duhet lënë pas.

"Sa herë duhet ta përsërisim që kjo nuk është nisëm ekskluzive e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë? Kushdo që dëshiron mund të na bashkohet, por nuk mund të presim konsensus nga të gjithë për t'u takuar. S ene nuk mund të bëjmë karikaturë të BE që njëri të vendosë veton e të thotë jo nuk do takoheni. Ne nuk mund të humbasim kohë se kemi humbur shekuj. Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së tjerëve, nuk kemi parë se çfarë fitojmë ne  nga bashkëpunimi, por sa keq heq tjetri nga konflikti. Ko është një histori e gjatë dhe e dhimbshme që duhet lënë pas", tha Rama.

Një përgjigje kryeministri e pati edhe për ata që 'minishengenin' e kanë konsideruar si një përpjekje për të ngritur një Jugosllavi të re.

"Kush thotë që kjo është nismë e bërë në bodrumet e ish-Jugosllavisë për të ringritjen e Jugosllavisë, jeton në një botë paralele, për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve. Harron se po të nisemi kështu, duhet ët themi që edhe BE është një Jugosllavie e madhe, nëse është BE, atëherë dhe kjo është një Jugosllavie e vogël", theksoi kryeministri Rama.

Kujtojmë se më shumë se një herë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se nuk e miraton iniciativën e 'minishengenit'. Albin Kurti e ka konsideruar "Minishengenin" si veprim të nxituar dhe që i largon vendet nga BE.

Ora 10:56
Rama: Përse të presim BE-në kur liritë mund t'i realizojmë së bashku, nuk duhet të jetojmë në të shkuarën

 

Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e nismës rajonale, si një parapërgatitje për anëtarësimin në BE.

 “Kjo nismë është gjëja e duhur, jo vetëm gjëja e duhur por ndryshe nga çfarë predikojnë disa është e vonuar. Ky rajon nuk mund të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton se jemi të vegjël për të qëndruar të vetëm, për të krijuar ekonomi të fuqishme është i dënuar të jetojë në të kaluarën. Kjo nismë sjell një rajon një shembull kuptimplotë të BE-së duke jetësuar katër liritë themelore të BE” tha Rama.

Rama ka theksuar se është e habitshme për edhe reagimi i disa evropianeve në lidhje me nismë.

“Nëse duam të rrisim PBB, ne mund ta rrisim me 2.5 vetëm nga integrimi ekonomik, nëse në arrijmë të realizojmë planin e : Ballkanit të Hapur” ne mund ta rrisim atë në 6.7%”, tha Rama.

"Ne nuk duam te jetojmë në të shkuarën por duam të projektohemi në të ardhmen, përmes një nisme që sjell në këtë rajon shembullin e Bashkimit Europian dhe 4 liritë themelore: Të lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve.  Përse duhet të presim ne të mbyllur brenda kufijtë tanë me kurriz nga njëri-tjetri siç kemi ndenjur 500 vite ndërkohë që integrimi evropian ka kohën dhe kufizimin e vet jo vetëm nga ç'bëjmë ne por edhe çmendojnë të tjerët", tha ndër të tjera Kryeministri.

Ora 10:52
Rama e nis me batutë fjalën e tij në forumin e Shkupit: Do flas shqip, shpresoj që përkthyesi mos ma shkatërrojë mesazhin si herën tjetër

 

Me një batutë e ka nisur fjalën e tij kryeministri Edi Rama në forumin e Shkupit. Ndërsa theksoi se do të flasë shqip, Rama iu drejtua kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke i thënë se uron që përkthyesi mos t'i shkatërrojë mesazhin që ai kërkon të përcjellë.

"Do t'ju drejtohem në shqip, sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi mos të jetë si herën tjetër Zoran që ma shkatërroi komplet mesazhin", tha Rama.

Ora 10:42
Presidenti serb: Besimi të njëri-tjetri është thelbësor, më 15 tetor takohemi në Beograd pastaj në Shqipëri

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur në fjalën e tij në forumin e Shkupit se besimi është shumë i rëndësishëm pasi sipas tij vetëm kështu nuk ka paragjykime.

Vuçiç tha se më 1 janar 2023 nuk do të kemi më kufij në vendet tona dhe nuk do të ndalohet më askush në kufij.

"Mendoj se Zoran i përfshiu të gjitha, ndaj vlerësoj nuk ka diçka të veçantë që mund të shtoj por megjithatë do të përpiqem të them disa gjëra të reja. Kur e nisëm këtë nismë, të gjithëve neve na u duk diçka me e mirë për të ardhmen që do t'i ndryshojë gjërat në Ballkan. Ne jemi të aftë të vendosim për veten dhe të përmirësojmë jetën e bashkatdhetarëve tanë. Ne duhet të kemi besim të plotë te njëri-tjetri. Vetëm kështu nuk do të shikojmë të keqe apo qëllim të fshehtë në propozimet tona. Më 15 tetor do të takohemi në Beograd dhe pastaj do të kemi një tjetër takim në Shqipëri", ka thënë Vuçiç.

Ora 10:34
Zaev: Synojmë të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë! Më pak histori dhe më shumë ekonomi

 

Ka filluar “ Forumi Ekonomik  në Shkup” me fjalën fillimisht të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili ka theksuar rëndësinë e nismës së MiniShengenit, e cila do të marrë një emër të ri ditën e sotme.  

”Kjo nismë ka lindur nga vlerat evropiane. Sepse ajo përfshin katër liritë themelore mbi të cilat funksionon BE-ja. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë “no stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera”, tha mes tjerash Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka theksuar se ditën e sotme do të nënshkruhen disa memorandume.

“Për ti realizuar këto liri ne do të nënshkruajmë disa memorandume. Më pak histori dhe më shumë ekonomi, kjo është synimi jonë”, tha Zaev.

 

Në fjalën e tij Zaev ka theksuar se në kuadër të bashkëpunimit do të rritet edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto i secilit prej vendeve dhe do t’i ofrojë ata më afër Bashkimit Evropian, duke ftuar edhe njëherë vendet e tjera të rajonit të bëhen pjesë e nismës rajonale.

“ Kjo e bën Ballkanin më të fortë dhe konkurrente në BE. Mungesa e BE për të mos hapur negociatat për Ballkanin është kundër interesave të BE. Jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe Serbinë dhe Malin e Zi. Ne jemi këtu, edhe aty ku BE të jetë e përgatitur, ne presim sepse jemi të përgatitur për qytetarët tonë. Shpresoj që BE të gjejë mënyra të gjej financim. Nuk jam këtu për të folur për BE, jam për të folur për qytetarët tanë, idetë tona, Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e hapur. Të gjithë së bashku i japim fluks të ri hapësirës ekonomike dhe tregut të ndërlidhur. Të gjithë jemi në Ballkan, të gjithë jemi në Ballkanin perëndimor. Ta bëjmë këtë pjesë të jetës sonë përmes tregut të përbashkët”, tha Zaev.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/07/2021 23:03

    Lajm i mire! Para se te hyjme ne BE duhet te mesojme te bashkejetojme me njeri-tjetrin.E kaluara nuk harrohet,as falet,por tani asnje ballkanas, nuk mund te jete me peng i saj.Ballkani nder shekuj ka patur probleme mes vetes dhe disa prej problemeve te tij kane shkaktuar pasoja te renda ne vende pertej kufijve te tij.Tani eshte koha te mesohemi me tolerancen ndaj njeri-tjetrit,te jemi me pak mosbesues e pesimiste.Pozitiviteti i marrjes se gjerave dhe shikimi drejt te ardhmes ndoshta mund te jete celesi per zgjidhjen e problemeve te fundit,sidomos atyre etnike ne Ballkan.

    Përgjigju
  • Kaci: 29/07/2021 15:42

    Kaq shume fjale te bukura dhe aq bukur ja keni pasqyruar fjalimet ketij te gjatit sa te duhen 30 min te lexosh fjale per fjale te gjitha + zbukurimet qe i keni bere Por ne asnje vend nuk lexova qe edi rama te kete kerkuar ndonje gje per te drejtat e shqipetareve ne luginen e presheves apo te 30 % te shqipetareve qe jetojne ne mutqedoni

    Përgjigju
  • Ballkanasi: 29/07/2021 14:42

    Bravo, ka lezet. Ti leme luftrat e urrejtjet e historite, qe shumica e tyre kane qene te nxitura nga te tjere, dhe te bashkohemi se bashku si ballkanas te mire, per perparim e zhvillim dhe bashkepunim reciprok ne te gjitha fushat. Vetem me Paqe, harmoni dhe ekonomi te zhvilluar mund te perballojme se bashku sfidat dhe marifetet e shejtanit dhe te dykembeshave te keqinj. Rrofte Ballkani i Bashkuar!

    Përgjigju
  • Robt ku ti keni: 29/07/2021 13:09

    Perseri pseudo socialistet po i japin Shqiperine dhurate serbeve. Nuk mjaftoi bema e ppsh-se me njesimin e lekut shqiptar me dinarin jugosllav qe i ktheu Shqiptaret nga te pasur ne te varfer brenda muajit. Ore tradhetare, s’duam kurre marrveshje me serbet. Ju po i hapni rruge serbeve qe te “blejne” dhe vjedhin shqiperine. Kurre nuk ka patur marrveshtje me shkjaun. Gjithmone marrveshja me shkjaun zbatohet me plumb! Gjenocidi politik i qeverive shqiptare kundra shqiptareve, vazhdon.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 29/07/2021 12:36

    Pajtimi shqiptaro Serb kalon nga kosova .kur serbet te pakten te pranojn krimet qe kan bere me shqiptaret e kosoves dhe ti lejnë te prehen ne tokat e tyre qe prej Mira vjetesh aty kan qen me breze .ndryshe kjo quhet tradhti.dhe kur maqedonasit te njohin numrin real te shqiptareve ne ate shtet dhe te njohin krimet nder etnike .Te na Marin token te na kapin loken sbon me I thon mik shkive

    Përgjigju
    • @logjik absurde: 29/07/2021 18:02

      Jo te mos hyjme ti tregojme vendin rrihemi lagjesh

    • Logjik absurde: 29/07/2021 14:53

      Po ne BE nuk duhet te hyjm, meqenese atje eshte Greqia e cila eshte zyrtarisht ne gjendje lufte me Shqiperine dhe atje do hyj edhe Serbia ndoshta ende pa u pajtuar me Kosoven?

  • Arbëri: 29/07/2021 12:20

    Sheshelat , Çosiçat vuçiçat ia arritën qëllimit të hyn në Durrës e Vlorë pa e shkrepur një plumb me ndihmën e kuislingëve shqipfolës ! Bravo “ shqiëtarë” tani do bëheni të pasur me arë shkjau

    Përgjigju
    • Janullatosi: 29/07/2021 13:51

      Bravo. Largo vemendjen nga fitimet e shtuara te porteve shqiptare ku do kaloj tregetia serbe, dhe nga avantazhet qe sjell ne investime perfshirja e Shqiperise ne nje treg me te madh rajonal. Largoje vemendjen edhe nga avantazhet qe sjell per turizmin levizja me e lehte e njerezve. Nxije realitetin me nenkuptime duke e prezantuar nismen si pushtim serb te porteve shqiptare. Bravo edhe qe perdor pseudonim patriotik. Por kam nje qortim. Coje deri ne fund lojen e identitetit dhe shkruaj "shqiptar, tani do BEHEMI", jo "do BEHENI". Sepse kur shkruan ne veten e dyte le te kuptoht se nuk e konsideron veten shqiptar.

  • UKU MOMLIT: 29/07/2021 11:38

    Ska çna duhet me as EU dhe as USA. TASHME KEMI SRBIN,DRUZHE VUČIČ.HAJT SE ASHTU KEMI NJE MUHABET.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja