Në ditën e dytë të vizitës në Itali, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në forumin e arkitekturës dhe urbanizmit në Milano, i organizuar nga fondacioni “Giangiacomo Feltrinelli”, ku morën pjesë arkitektë, urbanistë dhe ekspertë të mjedisit nga disa vende të botës.
Kryebashkiaku Veliaj gjeti rastin të prezantonte ndryshimin që po pëson Tirana dhe vlerësoi se në këto tre vjet, pavarësisht mundësive financiare, por falë angazhimit të qytetarëve dhe ideve inovative, kryeqyteti shqiptar po cilësohet sot si një nga qytetet që duhet marrë shembull për nismat e gjelbërimit.
Ishte një mundësi fantastike për të treguar historinë e suksesit të Tiranës. Më vjen mirë që sa herë flitet për qytetet e gjelbra dhe cili është qyteti që ka arritur të gjelbërohet, duke mobilizuar qytetarët në mbjelljen e pemëve dhe hapësirat e gjelbra, Tirana është emri i parë që përmendet.
Ishte një mundësi e mirë për të treguar se si edhe në qytetet si Tirana, me mundësi modeste dhe buxhete të vogla, mobilizimi i njerëzve të thjeshtë, disa herë i fëmijëve, të moshuarve, i familjarëve, i atyre që ndoshta s’kanë mundësi financiare, por që duan të lënë një shenjë në qytet, qoftë duke mbjellë një rrënjë peme, ka bërë ndryshimin në Tiranë.
Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj
Promovimi që po i vjen Tiranës prej Bashkisë, Bienales apo konferencave të tilla, ku vijnë shumë prej agjentëve turistikë dhe shumë prej atyre që mbulojnë mediatikisht vendet e huaja, besoj se i shërben vendit. Teksa afron vera, një nga gjërat më të mira që mund t’i bëjmë Shqipërisë është të tregojmë historinë tonë. Ndoshta, mund të mos jemi vendi me më shumë luks, por kemi shumë jetë, gjallëri, më shumë art, kulturë; elementë që kërkojnë turistët sot.
Erion Veliaj, kryetar i bashkisë Tiranë
Ai tha se Tirana, për shkak të historisë, kulturës, natyrës dhe ndryshimit që pëson çdo ditë, është një shtysë më shumë për turistët që vizitojnë Shqipërinë. “Nëse Tirana është “grepi” që i tërheq turistët për të ardhur në Shqipëri dhe më pas kalojnë pak kohë në bregdet, në Berat, Gjirokastër, besoj se ia vlen fushata promovimit. Me ndërhyrjet që po bën qeveria në zonat turistike për t’i pastruar, promovuar, plus edhe fuqia e Bashkisë së
Tiranës në të gjitha këto forume, them se janë agjenti më i mirë i marketingut për atë që është skuadra jonë, skuadra e Shqipërisë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Sinqerisht nje bravo per lali erin se me te vertet tirana ka ndryshuar shum si dhe shum qytete ne shqiperi por tirana eshte ber nje qytet vertet shum i bukur.. tirana ne keto momente ka nje problem te math trafikun.. dhe ne milano ka trafik por veten ne oret kur njerzit ven ne pun dhe kur len punen.. kurse ne tiran trafiku eshte ne cdo ore te dites se njerzit te gith perdorin makin sepse eshte mentaliteti i shqiptareve dhe une bashke te njejten gje bej po te dalesh me biciklet ne shqiperi ngelesh pa martuar.. por prap realiteti eshte qe eshte ber shum qytet i bukur bravo lali
Përgjigju