Forumi i biznesit Çeki-Shqipëri,
Ruçi:Të thellojmë bashkëpunimin

Forumi i biznesit Çeki-Shqipëri,<br />Ruçi:Të thellojmë bashkëpunimin<br>
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka bërë thirrje për thellimin e bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Çekisë. Ruçi deklaroi se turizmi mbetet një nga fushat kryesore të bashkëpunimit mes këtyre dy vendeve, ndërsa siguroi angazhimin e plotë të Kuvendit shqiptar për thellimin e bashkëpunimit në fushat e tjera me interes të përbashkët.

Në forumin e biznesit Çeki-Shqipëri, kreu i Kuvendit theksoi se vendi ynë mirëpret kompanitë çeke në sektorë të ndryshëm, si energji, industri, infrastrukturë, turizëm e ndërtim.

“Mundësi konkrete bashkëpunimi për të ardhmen. Mirëpresim interesimin e kompanive çeke në sektorin e energjisë, industrisë, infrastrukturës rrugore e hekurudhore, agro-mekanikës, teknikës bujqësore, turizmit dhe ndërtimit. Reformat e ndërmarra, veçanërisht ajo në drejtësi, përbëjnë një garanci për suksesin dhe thellimin e bashkëpunimit. Turizmi mbetet një nga fushat kryesore të bashkëpunimit me Republikën ceke. Siguroj angazhimin e plotë të Kuvendit të Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimin në ekonomi dhe fushat e tjera me interes të përbashkët. Besojmë në një rajon tërësisht të integruar në BE dhe NATO.  Ky forum do iu japë kompanive shqiptare dhe çeke mundësinë për të rritur bashkëpunimin”, tha Ruçi. 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit