Forumi Strategjik i Zhvillimit në Bled, Hasani: Shqipëria ka përparuar në udhëtimin e saj drejt integrimit evropian

Forumi Strategjik i Zhvillimit në Bled, Hasani: Shqipëria ka përparuar në udhëtimin e saj drejt integrimit evropian

Ministri i Jashtëm Igli Hasani

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka theksuar përparimin e Shqipërisë dhe angazhimin për integrim në Forumin Strategjik të Bledit.

I ftuar në Forumin Strategjik të Bledit, Ministri Hasani, mori pjesë ditën e sotme në panelin me temë “Evropa e plotë dhe e lirë: Një angazhim i ripërtërirë për sigurinë evropiane”.

“Është e rëndësishme të kuptohet se Shqipëria nuk ka bërë thjesht përparim, Shqipëria ka bërë një përparim të madh që është konkret, i matshëm dhe real, dhe pranohet si i tillë”, tha ai.

Gjithashtu, Ministri Hasani vuri në dukje përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për të vazhduar me zbatimin e reformave të domosdoshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, integrimi në BE është e vetmja rrugë e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor, duke siguruar transformimin dhe ruajtjen e një Evrope të bashkuar.

“Të dyja, Bashkimi Evropian edhe Ballkani Perëndimor duhet të angazhohen në kohë për reforma dhe strategjitë inovative të integrimit. Ne kemi metodat dhe mjetet. Tani kemi nevojë për vendime të shpejta politike” theksoi Ministri Igli Hasani.

Ministri Hasani përgëzoi homologen sllovene, Tanja Fajon, për organizimin e këtij forumi të rëndësishëm në trajtimin e sfidave aktuale të sigurisë dhe nxitjes së bashkëpunimit rajonal.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja