Forumi strategjik në Slloveni, Zaev: Kemi 16 vite në pritje si vend kandidat, BE duhet të bëjë hapin e radhës për çeljene negociatave që të mos humbim motivimin

Forumi strategjik në Slloveni, Zaev: Kemi 16 vite në pritje si vend kandidat, BE duhet të bëjë hapin e radhës për çeljene negociatave që të mos humbim motivimin

1630509625_Screenshot1.jpg

I pranishëm në forumin strategjik në Slloveni, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev theksoi se BE është rruga e vetme etyre, por shtoi se Unioni duhet të bëjë hapin e radhës për çeljen e negociatave pas 16 vitesh në pritje si vend kandidat. Për Zaev, Bhapi i radhës nga BE duhet bërë në mënyrë që vendi të ruaj motivimin dhe 'të dimë që një ditë do të jemi pjesë e familje'.

"Ne jemi në zemër të BE rrethohemi nga vendet e BE. Një vend i vogël, mjaft i mirë, etnik e fetar, me një sukses të jashtëzakonshëm të organizimit. Kemi kryer mjaft reforma në vendin tonë, jemi bërë anëtar të NATO dhe këto arritje nënkuptojnë ekonominë, pra investime që ndikojnë drejtpërdrejtë në një PBB më të mirë, paga më të mira dhe këto çojën në objektivin tonë fundorë që t'i mbajmë të rinjtë në vendin tonë dhe ata të mos largohen. Nuk është e lehtë të jesh kandidate për 16 vite e gjysmë. Maqedonia e Veriut është vendi që ka pritur më gjatë për hapin e radhës për t'u ndërmarrë që prej vitit 2000. Kemi nënshkruar si fillesë  marrëveshje e stabilizim asociimit 20 vjet më parë, para Kroacisë, ndërkohë që Kroacia ka festuar 15 vjetorin e anëtarësimit në BE. Kemi marrë rekomandime pozitive, konsensus nga vendet e Këshillit Europian, por ende nuk janë çelur negociatat. Për ne nuk ka alternativë tjetër veç asaj të BE. Jemi si ai individi që do të bëhet pjesë e familjes, por familja nuk e pranon, nuk jemi gati, por nuk kemi familje tjetër, kemi zgjedhur atë për shkak të vlerave tona, vlerave europiane dhe do vazhdojmë në këtë rrugëtim. Kemi çelur nisma të tjera rajonale si Ballkani i Hapur që të shfrytëzojmë këtë kohë për të përmirësuar cilësinë e jetës për shtetasit tanë duke shpresuar që BE të ketë kurajë të mjaftueshme për të hedhur hapin tjetër, por duhet të hidhet që të ruajmë motivimin tonë dhe të dimë që një ditë do të jemi pjesë e familjes", tha Zaev.


Lajmi kryesor:

Negociatat, Rama i lutet Bullgarisë: Na hapni rrugën për të nisur bisedimet me BE! Varhelyi: Europa s'mund të dështojë me Ballkanin si me Afganistanin


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat