Forumi urban në Korçë, Peleshi: 125
mln dollarë për zhvillimin e qyteteve

Forumi urban në Korçë, Peleshi: 125<br />mln dollarë për zhvillimin e qyteteve
KORCE- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi i përgjigjet nga Korça akuzave të opozitës e cila i quan kozmetike, investimet e qeverisë. Gjatë takimit të katërt të Forumit Urban për Rilindjen e Qyteteve i zhvilluar në Korçë, Peleshi tha se çdo investimi i bërë nga qeveria shqiptare nuk është kozmetike, por gjithçka ka si synim krijimin e mjediseve të favorshme të qyteteve larg metropolit, të cilat po kalojnë një periudhë depresive. Zëvendëskryeministri tha se ky Forum Urban do të rilindë qytetet prej të cilave banorët po largohen, pasi nuk shohin të ardhme, dhe për këtë qeveria ka vënë në dispozicion 125 mln dollarë për vitin 2015. Por thekson Peleshi, nuk do të neglizhohet trashëgimia dhe identiteti i tyre.
 
“Zhvillohet forumi urban në Korçë. Shqipëria ka ende nevoja bazike. Janë 125 mln dollarë për zhvillimin e qyteteve. Në investime nuk ndryshon vetëm fondi, por edhe filozofia. Zhvillimi urban duhet të mos neglizhojë trashëgiminë. Do të investojmë në ato projekte që sjellin vlera të bashkëjetesës, që ngjallin vlerat e vyera të bashkëjetesës. Opozita investimet tona në qytete i quan kozmetikë”, deklaroi Peleshi.
 
Numri 2 i qeverisë u ka bërë thirrje Bashkive të aplikojnë për projekte të cilat synojnë rikualifikimin urban për të përfituar nga ky fond për investime të cilat i përqasen bashkëjetesës komunitare e për të zgjidhur nevojat bazike.
 
Në përfundim Zëvendëskryeministri Niko Peleshi shtoi se debatet janë të shëndetshme, sado dhimbje koke të prodhojnë. Peleshi u shpreh se “misioni ynë është të guxojmë, të provojmë edhe nëse gabojmë”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të