Është vetëm 16 muaj dhe është e aftë që të notojë në një pishinë dhe për më tepër të mbajë frymën poshtë ujit. Nuk është e sigurt nëse foshnja ka mësuar të ecë me këmbët e saj dhe është i çuditshmë fakti se si ka arritur që të mësojë notin. Video ku tregohet fëmija që noton është postuar në youtube dhe ka marrë kritika nga shikuesit, të cilët thonin se foshnja është detyruar që të notojë.
Për t’iu përgjigjur të gjitha kritikave, babai i fëmijës, i cili ka postuar dhe videon, Adam BC, sqaron se ai është një infermier dhe gruaja e tij ka punuar si roje bregdetare për gjashtë vjet. Ai gjithashtu theksoi se të dy janë të trajnuar profesionalisht për sigurinë e personave në ujë.
Sipas tij, vogëlushja Elizabeth është trajnuar nga instruktorë të cilët japin mësime noti për foshnjat. “Në asnjë moment ne nuk kemi përdorur forcë ndaj fëmijës për të bërë diçka që nuk ishte e gatshme ta provonte”, tha i ati i vogëlushes.
Adam rekomandon edhe prindërit e tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë dhe t’i mësojnë fëmijët e tyre të notojnë.
/Shqiptarja.com