ALESSANDRIA - Një fëmijë vetëm 5 muajsh humbi jetën pasi u kafshua nga pitbulli i prindërve të tij teksa ishte në krahët e gjyshes.
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e djeshme,17 maj. Sipas një rikonstruksioni fillestar të ngjarjes fëmija ishte në krahët e gjyshes së tij, e cila po ecte në kopshtin e shtëpisë, për të qetësuar të voglin që po qante. Në një moment qeni sulmoi gruan e moshuar dhe më pas sulmoi fëmijën duke e kafshuar në kokë. Prindërit e të voglit nuk ishin në shtëpi pasi kishin shkuar për të bërë pazar, shkruan La Repubblica.
Gjyshja nuk mund të bënte asgjë për të mbrojtur nipin e saj. Kur prindërit ishin kthyer nga pazari ishte vonë dhe foshnja u dërgua në ambulancën e Alessandrias por plagët ishin të rënda
Foshnja u dërgua në spital por plagët ishin të rënda. Policia italiane ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në provincën e Vercelit, në veri të Italisë ku prindërit kishin vetëm pak kohë që ishin transferuar për të jetuar. Ndërkohë qeni nuk kishte shfaqur ndonjëherë shenja agresioni.
Sot qentë përdoren si lodra ose shoqërues të njerzve të vetmuar. Rasti tregon të kundërtën...
Përgjigju