Një foshnje me sindromën Down, e cila u braktis e porsalindur në spital nga nëna e saj, iu besua një babai single pas shtatë përgjigjeve “jo” nga çiftet të cilët donin të bëheshin prindër. Ngjarja ka ndodhur në Napoli, dhe një vendim i tillë i pazakontë u dha nga Gjykata e të Miturve të qytetit e cila u morë me rastin e vogëlushes.

Pas refuzimit të familjeve që ishin në pritje të një birësimi, gjyqtarët morën në konsideratë kërkesën e bërë nga një person i vetëm për tu kujdesur për një fëmijë me aftësi të kufizuara.  Edhe pse në Itali nuk lejohet birësimin kushte të tilla,  disponueshmëria e tij ka gjetur një hapësirë për tu marrë në konsideratë. Tani për vogëlushen dhe babanë e saj të mundshëm fillon një periudhë prove që do të bindë ose jo gjykatësit t’ia japin përfundimisht vogëlushen.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com